I ftuar në emisionin “Oktapod” të moderatorit Turjan Hyskaj në “Vizion Plus”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar për jetën e tij dhe fillesat në biznes. Që nga biznesi i parë, deri te Duka baba dhe familjar siç nuk e keni njohur asnjëherë. Një intervistë e zgjeruar që del nga kornizat e futbollit dhe institucionit që Duka drejton.
Si keni jetuar në komunizëm?
Nuk jemi trajtuar keq. Kam pasur dy prindër arsimtarë dhe ne donim të bënim patjetër shkollën e lartë.
Kur jeni dashuruar për herë të parë?
E vështirë kjo pyetje. Përpara ca kohësh thashë që nuk e di nëse kam dashuruar akoma dhe pata probleme në shtëpi. Tani dua t’i them bashkëshortes, jam dashuruar kur të njoha ty.
A ka pasur një tutor në arritjet tuaja?
Prindërit e mi. Deri në shkollën e mesme kam mësuar me nënën time. Isha dembel dhe ajo lexonte për të më mësuar mua….
Kur ka nisur marrëdhënia me futbollin?
Nuk kam pasur ndonjë pasion të veçantë për të luajtur futboll. Pas viteve ’90 kishim ndonjë mundësi për të luajtur me Shijakun. Ardhja në krye të FSHF-së nuk erdhi si pasojë e pasionit të futbollit. Nuk e dija që kishte një president dhe më dukej qesharake.
Sa e vështirë është që të nisësh biznes në Shqipëri?
Kam bërë një kontrabandë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie, por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri. Ndoshta kisha instinkt të fshehur biznesmeni.
Ku keni shkuar për herë të parë?
Në Greqi kam shkuar me vizë false. Përveç të gjithë dyqaneve që ishin plot, shihja edhe kioska të mbushura plot. Aty kuptova që sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte.
Çfarë kërkonit nga biznesi?
Si fillim, doja thjesht të fitoja diçka për vete sepse nuk besoja që do të ndryshohej regjimi. Doja vetëm diçka për shtëpinë time. Atëherë isha vetëm 29 vjeç.
Çfarë sollët për herë të parë?
Kaseta magnetofoni dhe çorape grash.
Kur e bëtë milionin e parë?
Që në atë kohë. Duhej të merrje sa më shumë para. Megjithatë, nga ajo kohë deri tani nuk i plotëson asnjëherë paratë sepse duhet të marrësh borxhe.
Është e lodhshme të bësh jetën e një biznesmeni?
Sigurisht që po. Aq më tepër që në vendin tonë ka gjëra shumë të paparashikueshme. Je i ekspozuar karshi shumë faktorëve që të shohin si armik dhe jo si partner.
Keni menduar se dikush dëshiron të të bëjë keq?
Sigurisht që ka njerëz të tillë. Sa më shumë të jesh një person me pushtet ekonomik apo diçka tjetër, aq më shumë do të ndeshesh me persona të tillë. Ndoshta janë kundër ideve të tua. Kam pasur një moment kur pushteti më ka lënë 500 pulat pa ujë dhe unë i thashë vetëm të ma lëshonin ujin se edhe pulat do të votonin për atë që ishte në pushtet.
Cili ka qenë momenti më i vështirë në krye të federatës?
Përplasjet me qeverinë në vitin 2006, pasi ishte një luftë politike. Futbolli duhet të hiqte gurët që kishte nën rrota dhe jo të merrej me punë.
Po momenti më i bukur?
Momenti kur Kombëtarja fiton një ndeshje të rëndësishme dhe ndaj rivalëve të fortë. Ndaj Greqisë, Rusisë, por edhe kjo ndaj Armenisë, pasi ishte një fitore e rëndësishme për mënyrën sesi ka ardhur.
De Biazi u bë shqiptar për t’iu shmangur taksave?
Ishte një kërkesë publike që trajneri bëri duke thënë se ‘jam martuar me një shqiptare’. Nuk besoj se ka lidhje me taksat.
A është trajneri më i mirë që kemi pasur?
Është trajner shumë i mirë, por nuk do të thotë se të tjerët nuk kanë qenë të mirë. Ky ka disa gjëra ndryshe nga të tjerët. Është më sistematik dhe ka më shumë grintë.
Çfarë babai jeni?
Nuk i kam llastuar fëmijët e mi dhe ata rriten si gjithë të tjerët. Nuk janë të jashtëzakonshëm, por normalë dhe unë jam i kënaqur me ta.
Keni frikë nga plakja?
Kam filluar ta ndiej. Jeta është e bukur dhe më pëlqen.
Ju shqetësojnë thinjat?
Thinjat jo, por dhjami dhe rrudhat po.
Ju pëlqen muzika?
Nuk më pëlqen shumë zhurma. Nëse dua të qetësohem, dua shumë pak muzikë.
Shihni filma?
Shoh shumë filma shqiptarë dhe mund të them që kam parë shumë. Madje shoh edhe telenovela. Shoh ato turke, por s’po i them emrat tani.
Sa lexon Armand Duka?
Kam lexuar shumë dhe sigurisht që tani nuk lexoj më.
Keni një moto
Ndërtimi i raporteve korrekte me njerëzit.
Keni ndonjë peng?
Jo, nuk kam asnjë peng nga jeta. Jam i kënaqur me këto që më ka ofruar jeta në këtë vend. Kam kaluar një fëmijëri dhe një jetë të mirë.
“Kam lexuar shume dhe SIGURISHT” tani NUK lexoj me”,
ca pune ben ky pjella e rrumpalles , injorances dhe mafies ?!?!
Mendoj qe esht turp te mburret dikush qe shikon telenovela, se telenovelat i ndjekin me shum njerzit me nivel te ulet, aq me teper ky njeri qe drejton federaten, nukedi ben vaki dhe telenovelat kti njeriu i rrisin nivelin e inteligjences.
o lali
ky po ta thotë fare qartë se kush është!!
trap i tredhur,dembel i dhjamosur,ish ruajtës pulash dhe që për një thes me ujë voton këdo!!
një injorant që mund ta blesh me pare!!
një injorant që bën punën e dikujt tjetër!!
shiko në ç’gjëndje është futbolli shqiptar!!çdo ndeshje nuk ka aspak ndershmëri!!shiten sipas basteve dhe fitimit maksimal për pronarët e dukës!!
Armanndo Duka :Njeri i ndershem,atdhetar i flakte, i pakorruptuar ,i zgjedhur ne menyre demokratike.Rrofte shoku Armando Duka!
ahahaha….fiks e ke thene,s’mund te shpreheshte njeri me mire ?
Kontrabandë në Diktaturë (!?)
E paska gëlltitur lugën e Sigurimit ky biznesmeni i susksesshëm.
A ka pasur një tutor në arritjet tuaja?
Prindërit e mi. Deri në shkollën e mesme kam mësuar me nënën time. Isha dembel dhe ajo lexonte për të më mësuar mua….
Sa lexon Armand Duka?
Kam lexuar shumë dhe sigurisht që tani nuk lexoj më.
Hahhahahhahahhahhahahha o kafsh me fytyr njeriu ,o shpellar ,mjer ne per talebanalbanezet,pse spranon qe je lavatricja Nanos …….pcuuuuuuuuuuuuuuuuu race e felliqur injorant .
Kame lexuar shumë dhe sigurishte tani nuk lexoj me,!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shikoj telenovela dhe MOS harroni Tipi është ne krye te fshf shtet rrumpalle
po per klanin e zemunit o kalemxhinj pse nuk e pyetet eshte bere si shoku enver ne krye te FSHF
ju qekeni akoma me salen shoku, ka qy ne 2013 qe ka ardh demokracia..
e kam me komentuesit
lum ne për këtë njeri fantastik që kemi në krye të federatës së futbollit!!
ky debil për një foto me platininë o me këdo njeri të njohur mund të kontrebandojë,shesë gjithçka!!
ky gjeni i budallallëkut që thotë me mburrje që sot nuk lexon më,drjeton një nga aktivitetet sportive më masive,më masivin,në shqipëri!!
kohët që jetojmë pjellin njerëzit që na drejtojnë!!
kohë muti!
kusuri vedoseni vetë!!
…sigurisht qe nuk lexoj me!!!!!!!
Ketij i thone sinqeritet budallai.
“Mashtrime, genjeshtra … ” shqiptaresh,
qe 25 vjet “VETE” e kane vjedhur, shkaterruar Shqiperine,
ne rregjimin kanunor Verir te super-killerit Sali Bisha,
qe ende eshte gjlle dhe i lire.
Ka shume sarkazem ne ato qe thote, ka dhe nonje lajthitje te vogel.Gjithsesi shpresoj qe Shqiperine ta cojne ne France 2016. Me ndimen e allahut te madh..lol
Ne rastin e Beogradit do te thoja me plot gojen se Duka eshte treguar IMPOTENT I PASTERT, ndoshta aq e ka TAKATIN.
Nuk duhet te lexosh me teper per te kuptuar se kush eshte ky njeri .mr
me vjen turp te perdor fjalen president per ate.ndihem keq jo vetem per futbollin,lojtaret,tifozet,sportdashesit,etj por edhe per topin e futbollit.
kame qen ne greqi me vize fallso kur pash dyqanet plot e kuptova qe duhet te ndryshonte sistemi ne SHqiperi.Po mire mo tulle kush shkonte me viza fallso ne Greqi ne sistemin e vjeter
NUK ME KA MBETUR PENG ASGJE THOTE DOMOSDO ME MILIONAT E VJEDHURA
Në se nëna e Armandos rron, do ti lutesha të vazhdonte t’i lexonte libra te birit,se me sa duket djali është mësuar keq.
Per mua jane njerez te mire dhe te perkushtuar.Si familje duke fullusr nga Enver Duka ka qene shume i nderuar
Matrapazi I ndeshjeve te kombetares.
Ka treguar vetè se nuk èshte pèr atè punè,èshte nè nivelin e matrapazit.Eshte zgjedhur nga matrapazèt dhe vazhdon te bèje po ndyrèsira nè emèr tè biznesit dhe atdhetarizmit.
Kam lexuar shume dhe tani shikoj telenovela! ahahahh
Ky eshte kanceri I futbollit shqiptar dhe skane ci bejne se eshte I lidhur me zagaret platini &co.po ca shkon mire ne ate vend qe te shkoje mire futbolli
Eshte per te ardhur keq se si fshf ashtu si cdo gje tjeter ne kete vend kontrollohet nga nje grup njerezish te caktuar per interesat e tyre. Ne kemi nje fjale te urte – ky stan kete bulmet ka. Por ajo qe po ndodh me futbollin tek ne eshte njesoj si nafta e Marinzes me Bankers.
Kontrabande ne kohen e komunizmit. Harruat te thoni kontrabanden me kafe ne kohen e demokracise pa harruar bastet e ndeshjeve te blera.. shtepine e ka bere ne durres ku dikur ishin vend strehime dhe i ke ruajtur akoma vendstrehimin jane dhoma te mira i ke mbushur me para te vjedhura ,, vend isigurt..hajdut je dhe asgje tjeter
O Gomere! Ai thote troc qe nuk e kam pas idene e futbollit dhe ashtu eshte…. Cfare dioni me shume
Ik o duk shite ndonje ndeshje ne kine Se vetem kete di Te besh ti,shume serials turke shef ti injorante,
Brravo Duka, nga çorapet e gyzelve tek tregtia nderkombtare. Suksese ne bisnesin tuaj