Sulmohet me armë autobusi i Fenerbahçes, plagoset shoferi

5 Prill 2015, 10:42Sport TEMA

Skuadra e Fenerbahçes është sulmuar nga një person i armatosur teksa ishte duke u kthyer pas ndeshjes të zhvilluar me ekipin e Rizesportit ku fitoi me rezultatin 5-1.

Si pasojë e sulmit me armë, mbeti i  plagosur shoferi i autobusit, ndërsa lojtarët dhe stafi mbetën pa lëndime.

Sulmi ka ndodhur teksa autobusi ishte duke kaluar një urë afër Trabzonit, sipas policisë lokale.

Shoferi u dërgua menjëherë në spital për trajtim të mëtejmë.

Federata e Futbollit turke dënoi sulmin dhe sekretari i përgjithshëm i Fenerbahces, Mahmut Uslu tha se incidenti ishte shumë i gabuar.

“Ne kemi ardhur këtu për të bërë sport, kemi ardhur për të luajtur futboll”, tha Uslu, i cili ishte në autobus në kohën e sulmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje