De Biazi: Cana dhe Berisha duhet të aktivizohen më shumë tek Lazio

2 Prill 2015, 17:44Sport TEMA

Trajneri i përfaqësues shqiptare Xhani De Biazi, në një prononcim për mediat italine ka folur për dy lojtarët e kombëtares sonë që luajnë në Serinë A, me ekipin e Lacios Etrit Berishën dhe Lorik Canën.

Italiano-shqiptari është shprehur se të dy futbollistët kuqezi duhet të luajnë më shumë me skuadrën e tyre.

Sipas tij, Cana edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta me bardhkaltërit në kombëtare u paraqit me një formë fizike të mirë, ndërsa për Berishën ai theksoi se është një portiel më nivel të lartë por për momentin është duke kaluar jo shumë të mirë tek Lazio pasi nuk po i jepet shumë shansi që të luajë.

“Lorik Cana ka luajtur pak me Lacion kohët e fundit, por në aspektin fizik erdhi në një formë të mirë në Kombëtare.

Është futbollist i rëndësishëm për ne.

Ndërsa Etriti është një portier i një niveli të lartë, por po kalon një periudhë ku nuk po gjen hapësira te Lacio.

Uroj që t’i jepen më tepër shanse, pasi ka nevojë shumë për të luajtur’ deklaroi De Biazi./f.b

3 komente në “De Biazi: Cana dhe Berisha duhet të aktivizohen më shumë tek Lazio”

  1. Pelasgian says:

    Italianet po mundohen sa me shume qe t’u japin me shume minuta lojtarve italian sesa te huajve .

    Per fat kan edhe Tare koqen kte lojtar por Tare Tajarja e ka menjen me pru tek Lazio Dusan Bastat e Gjorgjevicat !!!

    Nejse Cana eshte mire aty se zor se e blen noj skuader tjeter , ska ca jep me .

    Berisha ben mire te gjej noj klub tjeter!!!

    1. Argita_B says:

      Tare eshte nga lojtaret shqiptare qe ka bere nje karriere te shkelqyer, ka luajtur ne kampionatet me te forta ne bote dhe sot eshte drejtor te Lacio, ne nje klub qe eshte i ekstremit te djathte.
      Nuk e di se çfare mund te kesh bere ne jete me shume se Tare qe ta quash koqe!!! Perpara se te ofendoni shqiptare qe kane patur sukses te madh dhe jane nderi i kombit sot, beni mire te shifni veten ne pasqyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje