Januzaj e Xhaka i thonë “Po” Kosovës, “Jo” e përkohshme nga Behrami

1 Prill 2015, 10:26Sport TEMA

Burime të koha.net bëjnë me dije se Kosova është shumë afër pranimit me të drejta të plota në institucionet më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të lartë në Federatën e Futbollit të Kosovës, që kanë treguar se kanë mbajtur takime sekrete me kreun e UEFA-s, Michel Platini, i cili ka pranuar se Kosova ka marrë votat e shumicës së pjesëtareve të këshillit kryesor për t’u pranuar me të drejta të plota.

Me të marrë këtë lajm, FFK-ja ka dërguar skautët e saj për të zbuluar talentet futbollistik dhe për të nisur bisedimet me lojtarët tashmë të njohur shqiptarë në përfaqësuese tjera.

Kryetari i Federatës, Fadil Vokrri, në bazë të burimeve, në mbrëmjen e së dielës ka udhëtuar për në Angli për t’u takuar me babanë e Adnan Januzajt, Abedinin, nga i cili do të kërkojë zyrtarisht që anëtari i Manchester Unitedit të largohet nga përfaqësuesja belge dhe të kthehet për Kosovën. Vokrri pret ta shfrytëzojë rastin pasi që Belgjika kohëve të fundit nuk është duke llogaritur në Januzajn.

“Ai ka udhëtuar gjatë uikendit për tu takuar me Abedinin, i cili është shprehur i frustruar me mos ftesën nga Belgjika për djalin e tij dhe ftesën e Kosovës e sheh si të duhurën për Adnanin”, ka thënë burimi.

Muharrem Sahiti, sekretar i Federatës, në anën tjetër, është nisur për në Zvicër ku është takuar me Granit Xhakën dhe me Valon Behramin. Në një bisedë telefonike është konfirmuar se Behrami nuk ka pranuar të ndërrojë përfaqësuesen pa pasur një njoftim zyrtar nga UEFA, ndërsa Xhaka është shprehur i hapur, por nuk ka dhënë përgjigje definitive.

“Graniti veçse e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në rast se pranohemi në UEFA, ndërsa tani ka mbetur të bisedohet me Behramin. Ai po pret konfirmimin zyrtar për pranim”, ka thënë Sahiti.

Por portali Koha.net mëson se konfirmimi nuk është shkas për mospranimin e menjëhershëm të ftesës së Kosovës nga ana e Behramit. Këto ditë ka pasur mosmarrëveshje mes babait të tij dhe zëvendësministrit Gani Koci, i cili e ka fyer mesfushorin e Zvicrës.

I hapur ka mbetur opsioni me futbollistin e Interit, Xherdan Shaqiri, i cili nuk është përgjigjur në ftesën e federatës, sepse kjo ndodhi në “Ditën e Gënjeshtrave”.

Përpos këtyre futbollistëve, krerët e FFK-së pritet të takohen edhe me qeveritarët në mënyrë që të sigurojnë fonde për të shtuar kapacitetin në infrastrukturën vendore, por kjo nuk pritet të ndodhë pasi që e gjitha ishte thjesht trillim. Është 1 prilili.

11 komente në “Januzaj e Xhaka i thonë “Po” Kosovës, “Jo” e përkohshme nga Behrami”

  1. anticensurë 234 says:

    “Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të lartë në Federatën e Futbollit të Kosovës, që kanë treguar se kanë mbajtur takime sekrete me kreun e UEFA-s, Michel Platini, i cili ka pranuar se Kosova ka marrë votat e shumicës së pjesëtareve të këshillit kryesor për t’u pranuar me të drejta të plota.”
    qekan me të vërtetë “sekrete”!
    unë pash një gomar duke fluturuar sot në mëngjez!!
    mos ja tregoni kujt!
    është sekret!!

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Or Fadil shif e mblidh rinin shqiptare te Kosoves,qi enden rrugve sterviti dhe pregaditi me lujt futboll se jan tu perfundu te tan ne Siri,ene mos i mbaj syt nga ata shqiptar qi i kan pregadit dhe eduku te hujt ne Evrop.
      Mos boj dhe ti si Duk Palla i Shqypnis

  2. Positive-Vs-Negative says:

    Gazetar me kot fare nuk kam pare. Mer llafe pazare dhe shkruaj ne gazete.

  3. anila says:

    NJe komb, nje kombetare!

  4. Je Sui Charlie says:

    Ky eshte lajm shume I mire.Me ne fund te kemi nje kombetare futbolli jo folklori me kamikaze qe shkojne ne xhami e falen ne fushe

  5. Etniku says:

    Bravo cuna,ju jeni yjet e furbollit dardan.Ju keni gen dardani dhe per kete do luani per te.Tani do vjen edhe Shaqiri dhe shume te tjere si ju.Nuk luhet ne nje kombetaren zvicerrane ku trajner eshte shovenisti kanibal serb.Kombetarja kosovare duhet te forcohet,por gjithnje duke mos dobesuar memen Shqiperi.Rrofte bashkimi etnik kombetar shqiptare!

  6. Z/Kallami says:

    Pranimi i Kosoves ne federaten e futbollit botenore.Asht nji gja e mire.Kombi shqiptare do kete dy skuadra kombetare ku njera asht ekipi kombetar dhe tjetra rrezerva e ekipit kombetar,pra skuadra e dyte perfaqesuese shqitare.Po te mos harrojme dhe nji ekpi tjeter shqiptare qe luan ndihmon dhe kontribon per Zvicren.Anetaresimi do kete pasoja jo te kendeshme.
    Nese bie ne nji grup me Shqiprine do baje qe te eleminohet njera.Ka mundesi per prekje ne seder te ndonji lojtari te ikun nga ekipi shqiptare ne ate kosovar.Nese ndodh kjo,Shqiperia do mbesin me gisht ne goje.

  7. XhungëlHesapi says:

    Veç po te lexosh komentet dhe e kupton që 98% as nuk e kanë marrë mundimin me e lexu artikullin deri në rreshtin e fundit. Kur kjo ndodh në rubrikën e sportit imagjino ça fatkeqësie është që po i njëjti fenomen përsëritet edhe në artikuj politikë/ekonomikë që janë shumë më të rëndësishëm.
    O derra, në këtë llojë forme e informoni veten tuaj nga shtypi dhe krijoni opinionet?!

  8. Scandal says:

    Po pse more Fadil Vokrri e ky Duka i Shqiperis nuk shikojn me i rrit numrin e lojtareve vendas(vendor)te cilet skan as me te voglin rast qe te inkuadrohen ne kombetaret sepse cilsija e futbollit shqiptare eshte ne nivelin AMATORE,shqiptaret si zogjt e qyqes kerkojn qe zogun t’ja rrit Zvicrra,GJermanija,Belgjika e mandej TALENTIN ta marrin te gatshem pa kurrefar sakrifice dhe dhe te mburremi si popull me talent ku femijt e vet i len te luajn ne lloq(balt)pakurrefar mbikqyrje e higjene…………

  9. Hem... says:

    eshte 1 prilli… hapni syte

    1. oso kuka says:

      krejt qorra ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje