PSG, gati të sfidojë UEFA-n me një merkato të "çmendur

31 Mars 2015, 15:04Sport TEMA

Fair Play Financiar?

PSG as që do t’ia dijë.

Klubi i sheikëve nga Katari ka hartuar një listë të gjatë për të vijuar projektin e blerjeve të çmendura, edhe pse në grupin aktual bëjnë pjesë lojtarë luksi si Ibrahimovic, Kavani, Laveci e Pastore.

Kontenenti i vjetër është një minierë ari për klubin parizien, ku lakohen emrat e Pol Pogba, Angel Di Maria, Marko Rojs, Kevin De Brojn apo Henrik Mikitarian.

Presidenti Al Khelaifi është gati të sfidojë sërish presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, i cili ka vepruar me dorë të ashpër kundër klubeve të dorës së dytë që e kanë tepruar me shpenzimet duke mos arritur të ruajnë balancat financiare.

Vala e parë e blerjeve nga Paris Saint Germain kaloi pa shumë bujë, por në rast të një fushate tjetër, mediat franceze shkruajnë se ky do të ishte një bast i rrezikshëm për manjatin nga Lindja e Mesme.

“L’Equipe” shkruan se Paris Saint Germain kërkon të shpenzojë shuma marramendëse, por lëvizjet e radhës janë shumë të monitoruara dhe mund të bëjnë një zhurmë të madhe.

Aktualisht, shifrat që qarkullojnë në ambjentet mediatike janë të qarta; Pogba 100 milionë, Di Maria 65; Rojs 50; De Brojne 28 dhe Mikitarian 21.

Të mbledhura, në total janë 367 milionë euro, të gjitha me prejardhje nga Lindja e Mesme.

Cila është strategjia që do të ndjekë Al Khelaifi për të justifikuar shpenzimet?

Ende nuk dihet, por organi më i lartë i futbollit europian këtë herë nuk dëshiron ta mbyllë njërin sy.

3 komente në “PSG, gati të sfidojë UEFA-n me një merkato të “çmendur”

  1. fieraku4u says:

    PO KU PJERDHIN KETA SHEIKET PER BLATERIN O DAKU.

    KETA AQ SHUME PARA KANE, SA NUK DINE KU TA COJNE.

    KETA DHE PER MAKINA POLICIE PERDORIN FERRARI, BUGATI, LAMBORGINI.

    E KAN KTHYER SHKRETETIREN NE NJE PERLE OASI.

  2. verdi says:

    Le ti blej askerkund nuk do dali vetem do harxhoj ca para.

  3. gjembaci says:

    blini blini se titujt i maren bajerni ,reali dhe barcelona .blini lojtar por nuk blini dot idete dhe zemrat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje