Shanset kuqezi për “Euro 2016”, 3 pikë larg grupit të “play-off”-it

30 Mars 2015, 14:33Sport TEMA

Përmbysja e rezultatit dhe fitorja 2-1 ndaj Armenisë i ka hapur rrugë realizimit të ëndrrës kuqezi për të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.

Është ende herët për të folur për këtë, pasi janë për t’u luajtur edhe 4 ndeshje të tjera, por vendi i tretë në grup dhe 7 pikët e marra deri tani na ka futur në listën e skuadrave pretendente për t’u kualifikuar, të paktën me “play-off”.

Sipas rregullores së UEFA-s, 2 vendet e para të çdo grupi kualifikohen direkt për në “Francë 2016”, ndërkohë që këtyre 18 ekipeve i bashkohet dhe skuadra më e mirë mes atyre që kanë zënë vendet e treta në grupe, raporton TCH.

Sipas renditjes aktuale të këtyre ekipeve, Shqipëria e Giani De Biasit renditet në vendin e tretë, pas Skocisë dhe Hungarisë.

3 vendet e para në renditjen aktuale janë me pikë të barabarta, por 3 golat që na “shënoi” UEFA për dhunën e mohuar në ndeshjen Serbi-Shqipëri na e kanë prishur golavarazhin dhe na kanë zbritur në vendin e tretë.

Sfida e radhës e Shqipërisë, tek e cila presim që drejtësia të vendosë drejtësi, është ajo e 17 Prillit në KAS.

Kuqezinjtë kërkojnë 3 pikëshin e mohuar nga komisionet e UEFA-s, një vendim që përveçse do të na japë direkt vendin e parë në grupin I, do të ngrejë moralin e lojtarëve të kombëtares për 4 ndeshjet e mbetura dhe shpresat e gjithë shqiptarëve për një kualifikim direkt për në “Francë 2016”.

8 komente në “Shanset kuqezi për “Euro 2016”, 3 pikë larg grupit të “play-off”-it”

  1. fieraku4u says:

    PRISNI, SE MBASE DHE GJYKATA E KASACIONIT NA JEP TE DREJTE PER ATE QE NDODHI NE SERBI, DHE NA JAPIN EDHE 3 PIKESH QE NA DUHET…

  2. Babuc says:

    Xhani De Biazi esht vertet nje trainer qe i beson suksesit duke punuar fort dhe seriozisht.
    E gjeti kombetaren me pleqe ku mosha mesatare ishte 29.6 dhe e ka shnderuar ne moshen mesatare 24.3 .

  3. BERISHA LARGOHU. says:

    Humbje kohe nuk e lexova fare

  4. Shqiptar says:

    Po ti e ke kohen flori te mbyten punet lol

  5. Albani says:

    NUK KA VEND PER ENTUZIAZEM.
    ENTUZIAZMI DUHET TIA LEJE VENDIN PUNES.
    TE MOS FLUTUROJME,POR ME KEMBE NE TOKE.
    KEMI BERE VETEM FILLIMIN.

  6. Pelasgian says:

    Dikush nga FSHF -” FEDERATA SHKERDHATE E FUTBOLLIT” te HAP syte mire dhe te shikoje me shume kujdes vendimin e UEFES SE PLATINOVICIT per rastin Mali i Zi – Rusi .

    Jo per gje por kte rradhe UEFA E SHKKERDHYER ME ARBITRAT E SAJ BASTEXHINJ NUK I THA (DHA) ULTIMATUM EKIPIT RUS QE TE FUTEJ NE FUSHE (EDHE PA TIFOZA) POR PEZULLOI NDESHJEN DEFINITIVISHT .

    Ajo cka ndodhi ne Mal te Zi ishte shume me pak dramatike se ajo cka ndodhi ne Beograd ku BARBARET hodhen gjithcka ne fushe edhe para lojes edhe gjate lojes dhe mbas saj (plus qe u futen brenda ne fushe).

    Zgjohuni SHKERDHATA TE FUBOLLIT ZGJOHUNI SE BOLL LEK KENI BO ME BASTE !!!!!

    Zgjohuni dhe ju KOQET E TKZ qe po ju kapine per hundesh gjate gjithe ktyre viteve.

  7. vlonjati says:

    ne jemi prap bisht qeni.

  8. dibrani says:

    vendi i trete nuk na duhet, vendin e trete jepjani shkijeve, neve hyq me pak se vendin e dyte nuk pranojm, vetem mos humbim ndeshjen ne danimark,armenin dhe shkijet sllavoruset i kemi si meze me raki..ne kater lojat e ardhshem doti kemi
    1 pik ne danimark, 3 pik me sllavoruset, 3 me paloqet armen dhe se paku 1 me portugalin i kemi me siguri vendin e dyte, nese mundim portugezet vendin e par nuk na i mer kush…
    danimarka nuk mer 3 piket ne portugali me siguri, 3 nuk mer me paloqet armen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje