Lorik Cana: Një hap shumë i rëndësishëm drejt "Francë 2016"

29 Mars 2015, 19:47Sport TEMA

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, mendon se fitorja 2-1 ndaj Armenisë është një hap shumë i rëndësishëm përpara për skuadrën përfaqësuese në kuadër të kualifikimit në fazën finale të Euro 2016.

Bëmë një hap të rëndësishëm. Goli i hershëm i kundërshtarit na prishi planet, por ia arritëm të fitonim”, theksoi mbrojtësi për ‘Supersport’.

Kemi ende për të përmirësuar, kemi ende edhe gjysmën e rrugës. Po rritemi gjithnjë e më shumë. Nuk kemi luhatje në nivelin e lojës dhe shpresojmë që ta mbajmë gjithmonë këtë nivel që kemi treguar. Mungesat nuk ndikojnë më te ne si më parë”, shtoi Cana.

Kapiteni i kuqezinjve vuri në dukje se pas 4 ndeshjeve të para të grupit, kemi pësuar vetëm 2 gola, duke treguar një nivel të mirë në mbrojtje:

Kemi luajtur 4 ndeshje, kemi pësuar vetëm 2 gola dhe jemi një ndër mbrojtjet më të mira të Europës. Është një arritje e jashtëzakonshme.”

5 komente në “Lorik Cana: Një hap shumë i rëndësishëm drejt “Francë 2016””

  1. taip alpinisti says:

    What ever you say you are the boss nobody else knows better than you what is going on with this team

  2. Albania says:

    Lorik ti je bota. God bless Albania… Urime kombetares se gjithe Shqipetareve

  3. ed says:

    Lorik Cana nje kapiten i madh, merite e tij qe ekipi ka unitet. Do Zoti i madh na nderoni e kualifikohemi.

  4. Albani says:

    Profesionalisht mendoj qe per Lorikun ka ardhur momenti te hape krahun.
    Ka kontribut te madh per kombetaren,por ka ardhur momenti te terhiqet qe ti hape rruge temperamanteve te reja te shperthejne dhe keto nuk jane te paket.

  5. Vizioner says:

    Urime Kombetares tone.

    Uroj qe te marrim dhe trepikeshin e ndeshjes me Serbine. Per kete duhet te “luftoje” FSHF-ja.

    Kualifokimi kete rradhe, eshte me prane se asnje here. Sigurisht qe nuk eshte e lehte duke pare qe dhe shtete me futboll “te madh” si Gjermania, Hollanda po hasin shume veshtiresi ne rrugen per kualifikim tregon qe per asnje kombetare nuk eshte i lehte kualifikimi por, arritjet/rezultatet e ekipit shqiptare jane per t’u pergezuar dhe na inkurajojne te shpresojme.

    Urime dhe shpresim per rezultate positive ne ndeshjet e ardhshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje