Xhani De Biazi, që sot nuk do të cilësohet më “trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit”.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dekretoi shtetësinë shqiptare 58-vjeçarit, duke i plotësuar dëshirën që kishte shprehur ky i fundit, vetëm një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Armenisë.
De Biazi mori pasaportën e re gjatë vizitës që Nishani zhvilloi në grumbullimin e kombëtares kuqezi, raporton TCH.
Pak kohë më parë, Xhani De Biazi kishte deklaruar në një intervistë të dhënë për faqen e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, se dëshironte të pajisej me pasaportën shqiptare, favor që shpresonte t’ia bënte Kryeministri Edi Rama.
“Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare… Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”, ishte komenti i trajnerit të përfaqësueses.
Në fakt, këtë dëshirë ia plotësojë presidenti i Shqipërisë, në zyrën e të cilit rreth dy javë më parë kanë mbërritur dokumentet që nevojiten për t’i dhënë shtetësinë shqiptare De Biazit.
FSHF kishte përgatitur prej kohësh dosjen e plotë, ndërsa është pritur pikërisht ndeshja me Armeninë për të plotësuar dëshirën e trajnerit, duke zyrtarizuar gjithçka në takimin e sotëm të tij me Presidentin Nishani.
De Biazi ka marrë drejtimin e Shqipërisë në dhjetorin e vitit 2011 dhe gjatë kohës së kaluar në vendin tonë ka arritur të përvetësojë gjuhën shqipe, edhe pse nuk e flet rrjedhshëm.
Megjithatë, gjatë konferencave për shtyp, ai e ka bërë të zakonshme që t’u përgjigjet pa pasur nevojë për përkthim pyetjeve në shqip, shpesh edhe me fraza në gjuhën shqipe.
Të hënën, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ai bëri të ditur se po përvetësonte edhe “Himnin e Flamurit”, të cilin e kishte dëgjuar shpesh gjatë kohëve të fundit në “YouTube”, ndërsa premtoi se pasi të merrte shtetësinë shqiptare, do të provonte edhe ta këndonte.
Zgjedhja e De Biazit për t’u bërë shqiptar ndikon edhe në “xhepin” e trajnerit të përfaqësueses, pasi ai tashmë do të taksohet si shtetas i vendit tonë dhe jo si italian për të ardhurat që përfiton në drejtimin e kombëtares. Në Itali, rroga e tij prej 280 mijë eurosh në vit (ku përfshihen edhe shuma prej 60 mijë eurosh që përfitojnë bashkëpunëtorët e tij italianë në staf), tatohet me 42%.
Në vendin tonë, tatimi maksimal mbi të ardhurat e tij është 23%, që do të thotë se me marrjen e shtetësisë shqiptare, De Biazi do të përfitojë automatikisht një “rritje rroge”, falë taksave më të ulëta që do të paguajë në të ardhmen si shtetas shqiptar.
Pershendetje dhe respekte per kete person,i cili po bene dicka te mire per Shqiperine,por megjithate deshira per te patur nje nenshtetesi te dyte nuk eshte vetem nje trill apo nje tangellek,,,eshte gjithashtu nje detyrim i madh per respektimin dhe plotesimin e disa kritereve baze elementare,nje ne te cilet eshte edhe gjuha,,psh ne Canada apo Usa nuk te jepet nenshtetesia nqse nuk kalon testin e gjuhes angleze.Ok.Urime De Biasi.
Edhe ne te kemi Xhan:) Adhsh me kembe te mbare
VETEM SHQIPTAREVE MEZI JU JEPETY NJE VIZE PER NE AMERIKE, VETEM SHQIPTARET MEZI MARRIN NENSHTETESI TE HUAJ NDERSA TE HUAJT E MARRIN KUR TE DUAN PASHAPORTEN SHQIPTARE, KJO QEVERI TRADHETARE ZIONISTE GLOBALISTE DUHET TE ZHDUKET
Shtetesine ja ka dhene presidenti e jo qeveria,ndaj, nese do qe te zhduket Bujar Nishani jam dakord me ty por jo per kete rast.Une mendoj qe ne kete rast presidenti ka bere nje veprim te mire, sepse eshte NDER per ne si shqiptare qe nje person shume i respektuar ne vendin e tij Itali,te çmoje kaq shume vlerat tona TE FSHEHURA si komb,sa te kerkoje te behet pjese e jona.De Biasi ka zbuluar vlerat reale te shqiptareve dhe kete NUK LE RAST E INTERVISTE pa ua thene italianeve.Pra po ben shuuume me teper se nje ambasador shqiptar (qe se njeh askush)apo shume me teper se ç’mund te beje çdo gazete apo tv shqiptar per Shqiperine ne Itali e me gjere. Ne duhet ti njohim e vleresojme miqte,ata qe na duan dhe na japin shume me teper se ç’u ofrojme ne atyre.Jane disa klube ne Itali qe i kane ofruar me teper para se fshf De Biasi-t dhe ky NUK ka pranuar.
Po ky me paret tona do bej prokopi. Skane ber prokopi njerez me te zot me paret tona
ore un kam 29 vjetne itali e smakene dhene pashaporten ky per 3 vjet e mori?
posht edi rama poshte partia komuniste
rroft albanistani
Javash se mos ken nja 40 vjet ore. Ne vitin 91 u hapen kufijte, si paske shkuar ti me heret ? E ashtu te ket qen, nqs jeton i paligjshem e 80 te kesh nuk e merr dot nenshtetesine.
Po ti me ke meresh, ai eshte injorant i shkreti zdi as te mumeroj as te shkruaj di, lere te gezoj dhe ai. Pastaj shtetesin ja dha Mustaqe muti jo Edi Rama. Ai as te lexoje zdi fale ksaj here.
Hahahahahahahahahaa!!!
29 vite ne Itali?!
Shiko se mos ke 92 vjet i fshehur neper stanet e Italise.
Mire paskan bere qe s’ta kane dhene se gomar paske ngelur edhe pas kaq vitesh
Mirë ka bërë që ia ka dhënë.
E para “emigrantët” e kualifikuar kërkohen nga çdo vend me mend në kokë.
E dyta paratë e taksave mbeten në Shqipëri.
Si italian ishte një m…Tani eshtë dy herë…Dy herë m…natyrisht.
tani do ta therrasim Gani Delenxhiu!
Tash e tujte,
n’Shqypni kan me i thirr me emnin shqyptar Xon Bixhozi
Hajde edhe nje Shqipo me teper. Kjo me duket si ajo diploma e Kristalit, te cilen e kishte mare nje pepino tjeter pak kohe me pare, pe ditur se ku bie Shqiperia gjeografiksht! Shqiperia eshte e hapur per kedo qe e mban veglen ne dore, vetem per veten e saj nuk eshte!
hajt taljono
e ndrrove pasporten ndrro dhe emnin tash dhe boje Xan Dobiçi
do t bojn edhe nji monument shqiptart ke stadjumi qemol Beut
ene Nishon Nishoni i presidences do t japi dekoraten “shqiptar i shquar i diaspors”
prite kur t ngrejn edhe nanji kong ata repistat..
dhe neper dasme do knohet krahas “naplonit” edhe “vallja e Xonit”
ky osht tamom shqiptar i nershem.
i vetmi…
Jo Shqipétar, por qytetar Shqipétar.
O ZONJA,,,NIKI,,mos u habit nga keta gazetaret tan,,,,si i do qejfi shkruajn,,,shumicen e gazetareve i kemi fshatar me diplloma fallco,,, qytetaretme diplloma ta sakta i ke neper europ,,,sa per artikullin as si rruhet njeriut se mori ,,,,pash shqiptare,,,,po ca jan keto budalliqe
po shume mire e ka nje siper shqiptaret kane 23 vjet itali dhe pervecse ju doli shkuma atje ne pune per te marre nenshtetsine italiane vetem i pjes e vogel e kane marre mos te them me pak se 1 per qind ktu s ngeli kosovar kinez kongolez jevg arab pa marre nenshtetesine shqiptare u bo nenshtetsia si dipllomat e kristalit jep kot kjo tregon planet e errta antishqiptare per perzjerjen e racet tone, dhe lagimin e shqiptarve te vertet lag shqiperise.
Mos shkruani kot kur nuk dini ç’shkruani .Po shkruani ketu sikur po plotesoni ndonje skedine me goten e rakise perpara .Jemi gati 500 mije shqiptare ne Itali e gati gjysma me 2 shtetesi .Flitet per 7-800 mije shqiptare ne Greqi dhe nga keta shume pak kane shtetesine. Por ne Itali jemi shume, e me siguri me mire te trajtuar se ata ne Greqi.Kush ka plotesuar 10 vjet me rezidence dhe ka aplikuar,kuptohet duke respektuar rregullat e ligjet e ketij vendi, te gjithe e kane mare shtetesine.De Biasi na ben NDER me marjen e shtetesise shqiptare,e duhe te dini qe karefuzuar kontrata ne serie A me nga 400-500 mije euro ne sezon vetem per te respektuar punen e nisur me kombetaren tone.
Janullatos ka 25 vjet ne Shqiperi si Kryeepiskpo i KOASH -it dhe ka shume merita si te ringjalljes se besimit ashtu edhe bamiresie e nuk i jepet shtetesia Shqiptare ndersa De Biasi e fitoi brenda 3 vjeteve. E per c’fare meritash ? A mund te ma thoni ?
O Gani
I shpetove taksave ne Itali o trim.
Te lumte bitha o Gani trimi sepse je qerata i madh.
Tani ne Albanistan o Gani do ti marresh te gjitha te thata ne dore sepse ne nuk kemi shtet.
Komentues me idiota , me injorante , me analfabete , me te poshter se shqiptaret , veshtire te gjesh ne asnje komb tjeter . Po çfare pune ju prish nenshtetesia e Giani de Biasit , more maskarenj ? Mos eshte ndonje kriminel ? Nuk eshte e vertete qe ne Itali e merr me zor nenshtetesine , por duhet te permbushesh kushtet ligjore . Nga 553 mije shqiptare emigrante ne Itali 104 mije , jane bere nenshtetas italiane . Dhe ju nuk dini çfare fjale ofenduese te shkruani per te vetmin italian qe merr nenshtetesine tone , edhe pse si trajner i Kombetares shqiptare , ka dhene me shume se kushdo tjeter para ardhes i tij . Sa turp , me kene shqiptar !