Ksavi drejt Katarit, do të luajë për Al Sadd

26 Mars 2015, 18:37Sport TEMA

Karriera e Ksavi Hernandez do të vazhdojë në Katar.

35-vjecari katalanas konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë që ka parë historia e futbollit, megjithatë vitet kalojnë edhe për të, dhe numri 6 i Barcelonës preferoi të vijojë karrierën në Katar, duke firmosur për klubin Al Sadd, me qendër në kryeqytetin e këtij vendi Doha.

Mesfushori i famshëm, që me Barcën ka debutuar në vitin e largët 1998 vendosi kështu të transferohet në fund të këtij sezoni në Katar, duke firmosur pak a shumë të njëjtën kontratë që kishte edhe ish-sulmuesi i famshëm i Realit, Raul Gonzalez.

E kuptueshme, Ksavi Hernandez në këtë fazë të karrierës preferoi paratë duke firmosur për tre vjet me klubin Al Sadd, me një përfitim të majmë prej 10 milionë euro në vit.

Veterani spanjoll përvecse do të jetë pjesë e formacionit bazë të këtij klubi, do të mbulojë gjithashtu edhe rolin e këshilltarit në Qendrën Aspire, Akademinë vendase që është e specializuar në formimin e futbollistëve të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Katar në vitin 2022.

Përvec këtyre detyrave, Ksavi ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe do të punojë shumë për t’u përgatitur edhe për të ardhmen e tij, pasi kur të varë këpucët në gozhdë, 35-vjecari nga Terrassa ka ndër mend të vazhdojë karrierën e tij si trajner.

Deri tani veterani iberik numëron plot 133 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle dhe falë eksperiencës së tij mesfushori nga Katalonja do të punojë si instruktor në Akademinë Aspire, me grupin e punës që kryesohet nga bashkëkombasi i tij Ivan Bravo, që mban rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Pra, Ksavi Hernandez do të ketë te Al Sadd të njëjtin funksion si Raul, rol të cilin ish-sulmuesi madrilen e mbuloi në sezonet 2012-13 dhe 2013-14.

5 komente në “Ksavi drejt Katarit, do të luajë për Al Sadd”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Per mua dhe jo vetem Xavi Hernandez eshte me i miri ne bote ne rolin e tij per te gjitha koherat.
    XAVI + KASIJAS jane 2 arkitektet e triumfit te Kombetares Iberike ne harkun 2008-2012 kur koleksionuan se paku 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupe Bote.
    Kam mendimin se asnje prj tifozeve te BARDHOSHKAVE nuk mund te gjeje asnje pretekst per ta anatemuar te VOGLIN e MADH HERNANDEZ !

  2. rezi says:

    Mendoj se ke harruar edhe Andres Iniesten ?

    1. Opinionisti says:

      Detaj i vogël ?

  3. Tulipani says:

    Totila ti vazhdon te jesh IDJOT me gjithe moshen qe ke (75)

  4. gjembaci says:

    nuk besoj qe totila te kete kaq moshe te madhe por ty tulipan te paska djegur sumatricja shume ,meqense nuk ka zene ne goje ndonje nga ata te fushes tende ,
    ai shkruan per qejf te tij ,keshtu qe mos u merzit se neser mundet te mburr ndonje nga te tute .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje