Shaqiri: Interi jo në nivelin e Bajerni, karrierën e mbyll tek Bazeli

24 Mars 2015, 19:49Sport TEMA

Xherdan Shaqiri nuk është I penduar aspak, për transferimin e tij në Itali tek skuadra zikaltër e Interit.

Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori me orgjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zivcëres, foli për të tashmen të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

Ai theksoi, se Interi nuk është në nivelin e Bayernit të Mynihut, por shprehet se nuk është penduar aspak për zgjedhjen që ka bërë.

“ E them me siguri se Bayerni, është klubi më i mirë në botë. Tek Interi skuadra nuk është në nivelin e Bayernit, por Interi është ekipi që une doja dhe dua të ndihmoj që të rigjejë madhështinë e së kaluarës.

Do të qëndroj këtu, këtë e them me bindje. Zikaltërit më kanë dhënë premisat më të mira me një trajner si Mancini që është në lartësinë e duhur.

Kemi një projekt dhe duam ta cojmë Interin aty ku meriton të jetë, dhe unë dua të ndihmoj që dicka e tillë të ndodh”

Më tej Shaqiri shtoi se karrierën e tij futbollistike dëshiron ta mbyllë tek skuadra ku ai nisi karrirerën dhe u bë I famshëm në tek Bazeli.

“Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën te Bazeli. E them seriozisht.

Nuk do të rikthehesha për para, por herët a vonë do të luaj me siguri aty” përfundoi Xherdan Shaqiri./f.b

 

5 komente në “Shaqiri: Interi jo në nivelin e Bajerni, karrierën e mbyll tek Bazeli”

  1. zoro says:

    ade gamisu qerata

    1. Shaqiri says:

      O legen si te erdhi mo ?

  2. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Shaqiri ,per te cilin nuk kam respekt si lojtar por si shqiptar ,eshte lojtar per ish fushen e zeze tek treni ne vitet e fundit ’70 dhe fillimet e viteve ’80 ose tek fusha e ish kombinatit,ka shkuar atje ku duhet sepse INTERI ka vdekur qe ne 1965 qe me Suarezin , Mazolen ,Facettin , e ku di une tjeter .
    Fitorja ne 2010 ishte sa aksidentale po ashtu dhe nje vjedhje E Paster nga INTERI apo dhurate nga U.EFA .

  3. 17nentori says:

    zoro arqidi!

  4. albano says:

    sa i zgjuar qe eshte shaqiri ;;; ha ha ha me beri per te qeshur ;;; tani e zbuloi se interi nuk eshte bajerni , , ? POR SI FUTBOLLIST ESHTE I MIRE DHE DO ZOTI NA NDERON SHQIPTAREVE … SE EDHE SE LUAN PER SVICEREN …PRAP KA PAK GJAK SHQIPTARI …I UROJ TE BEJE NJE SEZON TE MIRE NE ITALIE …KESHTU BOTA TE TREGOJE GOLAT QE DO TE BEJE NE TELE .. SE NE FRANCE JANE GJELOZA … KUR BERI GOLIN NE SKOCIE … E PANE POR ASNJE NUK E KOMENTOI MEGJITHESE ISHTE GOL FANTASTIK … PO TA BENTE RIBERI OSE BENZEMA DO TA KOMENTONIN ..GOL TE JAVES … DHE DO TA SHIKONIM NJA 10 HERE NE DITE ..PRANDAJ SHQIPTARE …KUDO QE JENI PERKRAHNI SHQIPTARET KUDO QE LUAJNE ..DHE PER KE LUAJNE …BRAVO SHAQIRI ..BRAVO SHKODRANI .. VIVA LORIK CANA DHE KOMBETARJA CUNAT QE NA NDEROJNE .. NOUS SOMMES FIERE DE VOUS ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje