Etrit Berisha: Me Armeninë, vetëm fitore

24 Mars 2015, 15:54Sport TEMA

Në futboll është e rëndësishme të shënosh por dhe të mos pësosh dhe te Shqipëria, njeriu që kyç portën është Etrit Berisha.

Për dy ndeshjet e para në këtë edicion, me Portugalinë dhe Danimarkën është folur shumë për golat e Balajt dhe Lenjanit, por heroi i heshtur ka qenë pa dyshim Etriti, që ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena” me Armeninë e sheh si mjaft të rëndësishme për kuqezinjtë.

“Ndeshja me Armeninë është shumë e rëndësishme për grupin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar. Jemi të përqëndruar dhe e dimë cili është rezultati që duhet të arrijmë të dielën”, tha ai për Sport News.

Federata Italiane e futbollit e dënoi me 10 ditë pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh për nënshkrimin e një parakontrate me Kievon qershorin e kaluar, përpara se në shtator Berisha të transferohej te Lacio.

Për Berishën tashmë është e rëndësishme që kjo çështje të mbyllej dhe pse ai shpresonte për një dënim më të lehtë për të:

“Tani gjithçka u mbyll mbi këtë çështje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresoja sigurisht në një dënim më të lehtë, por e rëndësishme është që u zgjidh dhe tani mund të jem i përqëndruar vetëm në paraqitjet e mia në fushën e lojës”.

Me Shqipërinë kërkon Europën e futbollit ashtu si dhe me klubin e Lacios, që ka filluar të dëgjojë muzikën e Champions League në sfond për sezonin e ardhshëm.

Bardhëkaltërit për momentin renditen të 3-tët në kampionat dhe dëshira e Berishës është që skuadra ta realizojë këtë objektiv për të qenë pjesë e kompeticionit më magjik për klube në botë:

“Deri tani jemi në zonën Champions dhe besoj se kemi shumë mundësi që të sigurojmë një vend në këtë kompeticion. Uroj shumë që Lacio vitin e ardhshëm të jetë mes skuadrave më të mira të Europës”.

1 komente në “Etrit Berisha: Me Armeninë, vetëm fitore”

  1. Sidi Hodo says:

    Ai djale eshte shqiponja e heshtur e kombetares. I talentuari qe nuk ndjek lavdine ekonomike por zemren nese do ishte sot portieri suedise nuk e dime cfare do thonim. Mbase te njejtat fjale si per shaqiri dhe company. Por ai zgjodhi shqiponjen sepse zemra e tij eshte shqiponje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje