Rumenige: Guardiola nuk lëviz nga Bayerni

22 Mars 2015, 12:21Sport TEMA

Karl Hainz Rumenige shuan të gjithë zërat për një largim të mundshëm të trajneri Pep Guardiola, nga Bayerni.

Në një intervistë për mediat gjermane ,Rumenige deklaroi se Guardiola, do të qëndrojë gjatë tek kampionët e Gjermanisë, pavarsisht se si mund të shkojnë  gjërat për Bayernin këtë sezon.

Kontrata që Guardiola ka me bavarezët është deri në vitin 2016, por në rast se ai arrin të fitojë “Champions Leaguen” me ekipin gjerman këtë sezon, me shumë mundësi mund të largohet nga “Allianz Arena” në fund të kampionatit.

Për 44-vjecarin, kanë shfaqur interes skuadra angleze, e Manchester City që kërkon të ketë në krye të pankinës trajnerin spanjoll, si dhe për një rikthim të tijin të mundshëm tek Barcelona.

Gjithsesi për të shuar të gjitha dyshimet ,mendoi Rumenige i cili theksoi se Guardiola është i lumtur në Mynih dhe do të respektojë kontratën që ka me Bayernin deri në verën e vitit 2016./f.b

1 komente në “Rumenige: Guardiola nuk lëviz nga Bayerni”

  1. tirana says:

    O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje