Bayerni i Mynihut është vënë në ndjekje të mesfushorit me oregjinë shqiptare, që luan me kombëtaren e zvicrës, Granit Xhaka.
Lajmi është raportuar nga e përditshmja Gjermne “Bild’, e cila ka shkruar se kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë nisur sondazhet rreth mesfushorit me qëllim transferimin e tij gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Por, Borusia kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Xhakës, pasi kartonin e tij mund ta lërë të lirë vetëm me shifrën e 25-30 milionë eurove.
Gjithsesi do të pritet merkato e verës për të parë nese një transferim I tille do të ndodhë, por nëse gjithçka realizohet Granit Xhaka do të bëhet shqiptari i dytë në pak vite që vesh fanellën e bavarezëve.
I pari që e ka mbajtur ka qënë mesfushori Xherdan Shaqiri që u transferuar gjatë merkatos së janarit nga Bayerni tek skuadra e Interit./f.b