Menjëherë pas shortiti të “Uefa Champions League” trajneri I Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola u tregua modest në deklaratat e tij për skuadrën e Portos.
Guardiola theksoi se Porto nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë Bayernin, pavarsisht se në letër është një ekip I kalueshëm për kampionët e Gjermanisë.
Ai u shpreh se Porto ka një repart sulmi mjaft të rezikshëm dhe një ekip të fortë fizikisht.
” Shorti është short. Të gjitha skuadrat në këtë fazë janë cilësore.
Porto dhe Shakhtar bënin pjesë në të njëjtin grup dhe ne i kemi parë ndeshjet e tyre.
Porto ka një ekip të mirë dhe një stadium madhështor.
Janë një ekip i fortë fizikisht dhe me shumë zgjidhje në repartin e sulmit. Në çerekfinale nuk ka asnjëherë ndeshje të lehta” deklaroi spanjolli i Bayernit./f.b