Parma ka shpallur zyrtarisht falimentimin.
Pas shumë përpjekjesh që një ndër skuadrat më të mëdha të Italisë të shpëtonte, Gjykata Italiane vendosi që të shpallë përfundimisht falimentimin.
Klubi Italian ka rreth 100 milionë euro borxhe, ku është pezulluar dhe dy herë nga Federata Italiane e Fubollit për shkak të mospagimit të pagave ndaj stafit dhe lojtarëve.
Tashmë të gjitha ekipet që do të ndeshen kundër Parmës do të marrin tre pikët në tavolninë, ndërkohë që edhe lojtarët janë automatikisht të lirë në treg me kosto zero.
Por,nëse dikush do të blejë ekipin deri në fund të sezonit mund ta marri dhe falas por do të ketë përsipër gati 100 milion euro borxhe të ekipit dhe nga sezoni ardhshem do te niset nga Seria B.
Ndersa, në rast se askush nuk dëshiron për blerjen e klubit, atëherë skuadra do të nisë gjithçka nga kategoritë amatore, me një emër të ri./f.b
Çfare mafia. E shkaterron nje vend pak nga pak. Gjynaf ka bëre histori ne Itali kur kam qene I vogel.
Shume dakort jam.