Shqipëri-Armeni, dalin në shitje biletat. Nga 1 mijë, deri në 10 mijë lekë

19 Mars 2015, 16:08Sport TEMA

Shqipëri-Armeni, të gjithë tifozët kuqezi do të mbajnë frymën në Elbasan për ndeshjen eleminatore të 29 Marsit ku kombëtarja e drejtuar nga De Biazi do të kërkojë t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në treg të gjitha biletat dhe shitja do të vazhdojë deri në plotësimin e kapacitetit të “Elbasan Arena” që ofron disa opsione në sektorë të ndryshëm për njerëzit që kërkojnë ta ndjekin ndeshjen nga afër, raporton Sport News.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e federatës, pikat e shitjes se biletave per kete event do te jene prane biletarise se stadiumit Qemal Stafa ne Tirane, prane biletarise se stadiumit Elbasan Arena, ndërsa që prej dy javësh kanë dalë në shitje edhe online.

Kështu, çmimi p-ër tribunat C2, G2 është 1 mijë lekë, për sektorët C1, C3, G, 1 mijë e 500 lekë, për tribunat D, F dy mijë, në sektorin E 3 mijë, në B1 dhe B5 6 mijë, ndërsa vendet më të shtrenja nga 8 deri në 10 mijë janë ato të tribunave B2, B4, A1, A4 dhe B3.

Ndeshja ndaj Armenisë është e dyta për kombëtaren kuqezi që do ta luajë në qytetin e Elbasanit ku ndodhet edhe stadiumi i vetëm që plotëson kriteret për organizimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.

3 komente në “Shqipëri-Armeni, dalin në shitje biletat. Nga 1 mijë, deri në 10 mijë lekë”

  1. Sportdashes says:

    Sa kohe nuk dihet ku shkojne parate e biletave, por viden hapur nga Duka i Krimit dhe kelyshi i tij Lut Nuri, eshte me mire qe ndeshjen shqiptaret ta shohin nga TV.
    Por edhe aty me ze te bllokuar, per arsye te komenteve mediokre e vjellje-sjellese te zarit te Dukes Shakohoxha, dhe komentatorit me te meta mendore te TVSH-se, Kostaq Grillo.

    1. anticensurë 234 says:

      mo ma sha shako hoxhën or sportdashës se nuk dahemi mirë!!të denoncoj në hagë për nxitje të urrejtjes ndaj njerzve me të meta mendore!!
      dhe ata kanë të derjtë si të gjithë për të jetuar,punuar,komnetuar bile dhe na kanë drejtuar e drejtojnë shtetin!
      kujdes duhet të jemi tolerant!!
      sa për kosta grillon VK kështu ka qënë që nga lindja!!odiseja e ka zënënë disi keq!!

  2. verriu says:

    kosova Po e Ban perfaqsuesen e mir si ne shum Sporte , psh. Basketboll boks Karate hendboll xhudo, e pastaj nuk do merret kush me Duken ne shqipri se ne kosov do Jet me interesant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje