Ronaldo dëshiron që karrierën e tij ta mbylli në SHBA

18 Mars 2015, 17:57Sport TEMA

Sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, dëshiron që karrierën e tij futbollistike ta mbyllë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të përditshmes Britanike, “The Telegraph”, portugezi  do të transferohet në “Major League Soccer” kur ti përfundojë kontrata me madrilènët në vitin 2018.

Ky lajm është shpërndarë edhe në SHBA, nga “Sports Illustrated” që raportoi se Ronaldo kërkon të transferohet në një nga qytetet e mëdha të Amerikës, si Los Angelos, New York, apo Miami.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kthyer në vendin e artë për tërheqjen e shumë yjeve të futbollit botëror.

Kjo pasi shumë futbollitë të njohur e kanë mbyllur karrierën në këtë shtet si  David Beckham tek Los Angeles, Thierry Henry, dhe së fundmi sulmuesi spanjoll David Villa që luan tek New York, por edhe Ricardo Kaka në Orlando City janë disa nga shembujt që shumë futbollitë po e mbyllin karrierën e tyre në SHBA./f.b

4 komente në “Ronaldo dëshiron që karrierën e tij ta mbylli në SHBA”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Prape na e nxoret kete vajzen inatcore dhe te ulet ne karakter .
    Ky pisi kur shenoi golin kunder Levantes Bale ,le qe nuk shfaqi per sy e faqe asnje emocion pozitiv por i foli atij qe pse nuk ja pasoi topin .
    Ky eshte i fiksuar pas MESSIT por harron gjene kryesore qe MESSI eshte i lindur , e ka ne GENE INTELEKTIN kurse ky magjypi nuk e ka ate gen pergjegjes per inteligjencen .
    Ky eshte ndryshimi midis te dyve .
    “”ENGLAND ” !
    Perfitoj nga rasti qe “Tema ” ,me hapi driten jeshile perseri ,perndryshe desha te te lajmeroja se jam ende gjalle dhe po nuk me pelqen kur komentoj ,ben mire qe te mos me lexosh fare ,por ik dhe hidhu gjekundi dhe luaj lloto ,se vetem per ate je ti dhe jo per komente qe i ke sa te dobeta aq dhe te pa-vlere !

  2. enter''""" says:

    Po cfare vendi I arte per terhqajen e yjeve amaaaaaaaaaan. Ne Amerike ata shkojne ne nje kohe qe jane ne fundin e karrieres se tyre, jane shtrydhur mire e mire, e shkojne atje per pak me shume publicitet.
    Amerika ska bythe, as terheqje per asnje.

    EUROPA eshte ajo qe zoteron futbollin, Amerika ka ate sportin tjeter qe kapen prej leckash e flokesh, me topin me forme vezake

  3. XX says:

    Po per fitoren e Barcelones me Manchester Citi nuke ka asnje lajm?Nuk e pate ndeshjen? Apo ska rendesi edhe pse ishte per ligen e kampioneve. Per ju ka rendesi vetem Penaldo. Si zakonisht ne nje vrime I bini fyellit: Penealdo, Penaldo, Penaldo

  4. hakili says:

    America èshtè shteti me I mire ne bote kush nuk e ka qef te shkoj te jetoj ne Irak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje