Benzema, pasardhësi i Kavanit te PSG?

17 Mars 2015, 15:23Sport TEMA

Karim Benzema është emri i ri në listën e dëshirave të skuadrës së PSG-së.

Sipas mediave franceze, Benzema do të jetë pasardhësi i sulmuesit uruguaian, Edision Kavani, i cili me shumë mundësi do të largohet nga kampionët në fuqi të Francës, në fund të sezonit.

Reali i Madrid nuk dëshiron që ta largojë sulmuesin francez nga “Santiago Bernabeu”, por një ofertë e majme që mund t’i ofrohet nga PSG-ja, mund të bind drejtuesit madrilène, që ta lënë të lirë 27-vjecarin.

Kjo, pasi “Los Blankos” prej kohësh janë vënë në ndjekje të një sulmuesi  të ri, duke shafqur interes për Radamel Falkaon, Harry Kane dhe Mauro Ikardin.

Oferta që drejtusit e klubit parizein kanë vendosur t’i ofrojnë kampionëve të Europës, është 50 deri në 60 milionë euro, për të lënë të lirë Benzeman.

Por, në rast se trataivat dështojnë, sheiku Nasser Al-Khelaifi e ka gati alternative tjetër, dhe ai është  sulmuesi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje