Superliga/ Partizani kapitullon Elbasanin, Teuta ndal Tiranën, fitojnë Kukësi dhe Laçi

16 Mars 2015, 20:14Sport TEMA

Ka përfunduar java e 27-të e Kategorisë Superiore, me dy ndeshjet e fundit Partizani-Elbasani dhe Tirana-Teuta, ndërsa më herët në orën 15:00 u luajtën takimet Laci-Apolonia dhe Kuksi-Flamurtari.

Të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro, pas trumfit në derbi arritën një tjetër fitore të rëndësishme përballë skuadrës së vëndit të fundit, Elbasanit me rezultatin e thellë 4-1, duke shpresuar ende në luftën për titullin kampion.

Ndeshja nisi jo sic duhej për vëndsait, ku në minutën e 28-të sulmuesi Enco Malindi, kaloi në avantazh Elbasanin me një super gol nga distanca.

Por, me fillimin e pjesës së dytë “Demat e Kuq” arritën të përmbysnin menjëherë disavatazhin, pasi në harkun e 2 minutave Emiliano Vila dhe Stefan Racic, shënuan duke kaluar në epërsi 15-të herë kampionët e Shqipërisë.

Gjithsesi, festivali i golave nuk do të mbaronte me kaq, pasi është përsëri serbi Racic, që trefishon rezultatin në minutën e 80-të.

Por, kur ndeshja po i drejtohej fundit do të kishte vënd edhe për një tjetër gol për të kuqtë, me anë të qëndërmbrojtësit Amir Rrahmani, duke e mbyllur përfundimisht takimin në shifrat 4-1.

Ndërsa, në takimin tjetër Tirana nuk ka arritur të fitojë sërisht. Kryeqytetasit janë ndalur në barazimin e bardhë 0-0, në   stadiumin ‘Niko Dovana’ përballë Teutës, duke rrezikuar seriozisht luftën për titullin kampion.

Në këtë takim Teuta arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë, duke u mbrojtur në mënyrë perfekte, ndërsa bardheblutë nuk mundën dot të gjenin rrugën e rrjetës, me një fazë sulmuese që nuk arrin të bëjë shumë diferencën.

Me këtë barazim Tirana renditet në vëndin e 5-të me 50 pikë të grumbullura, 7 pikë larg Skëndërbeut që kryeson kampionatin.

Ndërkohë, Kuksi ka shthurur tërësisht skuadrën e Flamurtarin në stadiumin “Zeqir Ymeri” me rezulatin e thellë 4-0.

Pas një pjese të parë të përfundur në shifrat e barabarta 0-0, në të dytën ekipi verilindor arriti të shënojë katër gola. I pari që zhbllokoi rezultatin ishte mbrojtësi Lezhian, Erjon Dushku, me një goditje me kokë brënda zonës.

Më pas do të ishte rradha e të përhershëmit Pero Pejic i cili realizoi një dopietëm duke u ngjitur në kuotën e 21 golave në kampionat.

Goli i fundit për ekipin e drejtuar nga Artim Shaqiri, do ta realizonte Vilfor Hysa, i sapofutur në fushën e lojës duke e mbyllur takimin në 4-0.

Me këtë fitore Kuksi renditet në vëndin e dytë me 55 pikë duke qënë ndjeksja dhe konkurenti më i fortë për Skëndërbeun deri në fund të sezonit.

Ndërsa Laci ka arritur fitoren e shtatë rradhazi në kampionat duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Apolonisë. Kjo ishte një fitore historike për Kurbinasit, pasi nuk njohin humbje prej shtatë ndeshje rradhazi, duke pretenduar fort në luftën që të con në Kupat e Europës./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje