Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i ka dhënë mbështetjen e plotë trajnerit Pipo Inzagi.
Mediat italiane ditët e fundit kanë raportuar se Milani, është duke mbajur nën vëzhgimin trajnerin e skuadrës së Empolit Sarri, kjo pasi Galiani, ka programuar një takim me presidentin e skuadrës Toskane.
Por, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Galinait, i cili është shprehur se takimi me presidentin e Empolin nuk ka të bëjë fare në lidhje me trajnerin Sarri që sipas mediave Italiane do të jetë zëvëndësuesi I Inzagit tek Milani në fund të sezonit.
“Takimi që kam programuar me presidentin e Empolit nuk ka bëjë aspak me cështjen e trajnerit.
Sarri në vend të Inzaghit janë të gjitha gënjeshtra” u shpreh Galiani për Milan Channel. /f.b