Revolucioni te Milani nis me stolin, Galiani kërkon Sarrin

14 Mars 2015, 15:23Sport TEMA

Drejtuesit e Milanit kanë një plan për sezonin e ri, ku nuk përfshihet trajneri aktual Pipo Inzaghi.

Sigurisht që sezoni parashikohet të mbyllet me trajnerin aktual, por që tani kanë nisur konsultimet për pasuesin e 41-vjecarit.

Profili është i qartë: trajner italian, i pëgatitur dhe i aftë për t’u dhënë vlerë të rinjve dhe mundësisht me një pagë jo fort të lartë.

Alternativat më të mundshme janë Montela dhe Konte, por Adriano Galiani do të flasë edhe me Empolin për të marrë Muricio Sarrin.

56-vjecari napolitan, i cili mori cmimin e trajneret më të mirë të Serisë B sezonin e kaluar, vlerësohet sidomos për organizimin e lojës të skuadra e Empolit, ku luan edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj.

Rezultatet e mira të arritura nga toskanët, kanë tërhequr vëmendjen e Gallanit, që ka planifikuar një takim zyrtar me presidentin e Empolit, Korsi, për të folur për Saponarën dhe Verdin e sigursht për të parë edhe mundësinë e afrimit të Sarrit.

Sigurisht që Montela dhe Konte kanë shumë më tepër përparësi në planet e Galianit, por pa pjesëmarrjen në Europa League, një trajner i shtrenjtë do të ishte luks për Milanin, që do të mbështetet kryesisht te të rinjtë dhe te futbollistët italianë.

Mbërritja e mundshme e Sarrit do të ishte vetëm pikënisja e një revolucionit veror që do të prekë Milanelon.

Përvec futbollistëve që u skadon kontrata në verë si Mekses, De Jong, Van Ginkel, Esien, Pacini e Armero, shoqëria kuqezi do të privohet edhe elementë të tjerë që pritet të shiten, si Zapata e Muntari, kështu që organika e Milani do të ketë shumë fytyra të reja sezonin e ardhshëm.

3 komente në “Revolucioni te Milani nis me stolin, Galiani kërkon Sarrin”

  1. Opsioni me i mire per Milanin do te ishte ky trajner sepse po tregohet shume i sukseseshem tek Empoli ?

  2. emër says:

    Nqs ky nuk vjen alternativa është Gugash Magani. Forza Milan

  3. alegri says:

    Galiani po pati bith se pari te bej blerje cilesore duke u konsultuar me stafin e ekipit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje