Përmes një komunikate zyrtare, Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të marrë për mbarvajtejen e derbit të kryeqytetit Tirana-Partzani.
Që prej orës 15:00 do të bllokohet qarkullimi tek rruga “Papa Gjon Pali II” si dhe disa segmente pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Policia I ka bërë thirrje të dyja tifozerive që të jenë të pajisur me kartë identiteti pasi në të kundërt nuk do të lejohen që të futen në stadium, pavarsisht se mund të jenë të pajisur me biletën e stadiumit.
Sipas komunikatës, Policia I ka kërkuar që të dyja tifozeritë të mos fusin asnjë lloj fishekzjarri apo mjet tjetër të fortë në stadium.
Tirana-Partizani do të luhet ditën e sotme në orën 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”./f.b