Armando Duka: Ndeshja me Armeninë, jetike

11 Mars 2015, 15:48Sport TEMA

Kreu i FSHF-së, Armando Duka ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me ambasadorin turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjatë prononcimit për “Sport News”, ambasadori turk u ndal fillimisht te qëllimi i këtij takimi duke konfirmuar se gjatë muajve të ardhshëm, Shqipëria mund të presë në një ndeshje miqësore Turqinë në vendon tonë.

“Kombëtarja shqiptare është paraqitur shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe ka pasur rezultate pozitive. Sigurisht qëllimi i vizitës time ishte forcimi i bashkëpunimit ekzisttues mes dy federatave tona. Unë e mirëprita kërkesën e presidentit të federatës shqiptare për organizimin e një ndeshjeje miqësore këtu në Shqipëri, sivjet ose vitin tjetër. Urojmë që kjo të realizohet”, tha fillimisht Bajraktar.

Në vijim, ai vuri theksin te arritjet e futbollit shqiptar dhe kombëtares kuqezi, duke nënvizuar se ai do të jetë tifozi më i ri i Kombëtares Shqiptare në çdo ndeshje që skuadra do të luajë në vendin tonë. ”Si i ftuar i presidentit të FSHF-së, edhe si futbolldashës do të jem i praishëm në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe sigurisht që do të bëj tifo për Shqipërinë”.

Ndërkohë që edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka foli duke u përqëndruar te ndeshja eleminatore e radhës në fund të këtij muaji kundër Armenisë, duke e pranuar se ky 90 minutësh ka një rëndësi të madhe për ecurinë e mëtejshme.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit për mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të kjetë kështu deri në datën 29 për të dalë me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitoren”, deklaroi Armando Duka.

 

6 komente në “Armando Duka: Ndeshja me Armeninë, jetike”

  1. pilo pela says:

    shikoni këtë trapin tonë!Edhe kur qesh idiotësi rrezaton.

  2. ismeti says:

    ky qelbsir dzhet te largohet sa ma par nese duam qe te kualifikohmi

  3. Pelasgian says:

    si thes me mut eshte ….plehra

  4. vlora1 says:

    Foli tersi, e ka shit pa filluar akoma

  5. Lul Spurdhjaku says:

    Ky ordiner e bixhozçi i pangopur qe ska asnje lidhje me Kombetaren

  6. Murlani says:

    Pse nuk po fillojne punimet per rikonstruktimin e stadiumit te Shkodres qe po pret e gjith Shkodra , z Armando .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje