Zyrtare, Derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet ditën e premte

10 Mars 2015, 16:12Sport TEMA
Zyrtare, Derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet ditën e premte

Nuk ka qetësi për derbin. T

irana – Partizani shtyhet sërish, këtë herë me 24 orë. Sfida më e shumëpritur e Superiores, e programuar për t’u luajtur këtë të enjte në orën 19:00 do të zhvillohet një ditë më pas, të premten e 13 marsit, po në të njëjtën orë.

Policia e kryeqytetit nuk mori përsipër të garantojë sigurinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit dhe në një sfidë ku priten minimalisht 12 deri në 13 mijë spektaktorë, as dhe një forcë sigurie private nuk mund të përballojë këtë fluks duke rrëzuar këtë si hipotezë pavarsisht se klubi i Tiranës ishte i gatshëm për të paguar dhe për këtë zgjidhje.

Mosgarantimi i sigurisë nga ana e Policisë së kryeqytetit vjen për shkak se të enjten pritet dhe një miting partiak, i cili e bën të pamundur për forcat e rendit menaxhimin e situatës. Derbi është hera e tretë që shtyhet brenda pak javësh, teksa i programuar për në fundin e muajit shkurt nuk u luajt për shkak se tapeti i ri “Qemal Stafës” nuk ishte ende gati për të pritur këtë sfidë dhe rrezikohej dëmtimi i lojtarëve.

Fillimisht palët ranë dakort për shtyrjen e tij, por më pas Partizani kërkoi që ai të riluhej me datë 28 shkurt sic dhe ishte parashikuar. Gjithsesi transferimi i tij në Peqin, bëri që palët të binin dakort për shtyrjen e tij më 12 mars. Atëherë kur kalvari i sfidës më të ndjerë të futbollist shqiptar u duk se mori fund, erdhi dhe shtyrja e tretë këtë herë dhe për shkaqe të politikës, që zvarrit derbin të luhet të premten e 13 marsit në orën 19:00, në “Qemal Stafa”.

6 komente në “Zyrtare, Derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet ditën e premte”

  1. Sporti says:

    Kur Reali fiton, cahen gazetat. Si zakonisht asgje per Barcelonen ose Mesin.
    Perseri TEMA tregon jneanesine e saj edhe ne futboll.
    Oh, harrova, gjithe shqiptaret jane tifozat e PENALDOS.

    1. enter''""" says:

      Ku e shikoni ju qe po flitet per Realin????

      1. Sporti says:

        @ enter: gjithmone eshte folur per Realin dhe “Penaldon” ne kte gazete. Aresyen qe shkruajtja ketu ishte se : 1) ishte artikull per futbollin, 2) se kur Reali humb, gazeta nuk shkruan asgje. Shqiptaret te mbytin per “Penaldon” ose Realin nese e kritikon.E pate ndeshjen me Shkalke ne Madrid?

  2. enter''""" says:

    Se kuptoj, si e lejoni veten te jeni akoma ne diktatin e Berishes. Ben dicka Berisha dhe ju nderprisni cdo aktivitet. Shkoni ore e rrasini ne burg qe te gjitha ata qe dalin neser ne proteste.

    Koqe katnari, injorantet e PD

  3. kangur says:

    Hej, po si, edhe eshte shtyre per te premten, edhe s’ka date se kur do luhet? Si ta kuptojme kete?! Korrigjoni titullin e shkrimit se nuk shkon.

  4. argenti says:

    O enter o kokrra debilit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje