Kualifikimi në cerekfinalet e UEFA Champions League konsiderohet thjesht një formalitet në kampin madrilen, dhe kjo dallohet qartë në fjalët e Karlo Ancelotit në prag të sfidës së kthimit me Shalken në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri italian në konferencën e rastit për shtyp u përqendrua më shumë në garën për titullin kampion të La Ligas.
“Ndeshja e 22 marsit në “Kamp Nou” do të jetë shumë e rëndësishme për ne, por më parë duhet të marrim atë që kërkojmë ndah Shalkes në Champions dhe me Levanten.
Besimi dhe morali që do të kemi për “El Klasikon”, varet nga rezultatet që do të arrijmë në këto sfida.”
Tifozët e Realit të Madridit kanë kërkuar ndryshimin e skemës në 4-4-2, cka përjashton aktivizimin në vijën e parë të treshës Bejl-Benzema-Ronaldo, por për Ancelotin BBC nuk vihet në diskutim:
“Për aq kohë se Ronaldo, Bejl dhe Benzema të jenë mirë, mbeten të padiskutueshëm.
Kam besim të plotë tek ata.
Rënia e skuadrës është në nivel të përgjithshëm dhe nuk ka lidhje vetëm me këta tre lojtarë.
E gjithë skuadra nuk po e ndihmon sa duhet fazën sulmuese.
Ne nuk do ta ndryshojmë identitetin tonë të lojës.”
54-vjecari mori përsipër përgjegjësitë për ecurinë me luhatje të javëve të fundit dhe paralajmëroi rikthimin në fushë të Luka Modric:
“Kur një skuadër nuk arrin të marrë rezultatet e duhura, dihet që përgjegjësia është e trajnerit 100%, ndërsa kur fiton nuk ka asnjë meritë.
Modric? Do ta nisë ndeshjen nga stoli dhe do të luajë rreth 30 minuta në pjesën e dytë.”
Anceloti shtoi gjithashtu se ka marrë mbështetjen e plotë të presidentit Florentino Perez, me të cilin ka patur kontakte të vëshdueshme për situatën që po kalon Reali.
fajin e ka Irina…
Magjia e Ruses ka groposur CR ? Jo more por Ai u nda nga Irina pa deshiren e tije por vetem se keshtu donte e ema. Dhe per djalin kjo ka shkaktuar kolaps ne tru dhe nuk po e ghen vehten. I ka 30 vite mbi supe dhe do jete teper e veshtire te rikthehet ne gjendjen e meparshme. Alternativa: Reali ta shese sa me shpejt se vlera po i bije perdite.