Magani për TemA: E mundim Kukësin, nuk i druhem shkarkimit

7 Mars 2015, 15:33Sport TEMA

Tirana-Kuksi është supersfida e javës së 26-të të Kategorise Superiore ku të dyja skuadrat do të futen në fushën e lojën me synimin e vtëm që të dailin me tre pikë nga ky takim.

Në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Kuksin trajneri i Tiranës Gugash Magani është shprehur se pavarsisht dy humbjeve rradhazi Tirana do të futet në fushën e lojës që të marrë patjetër rezultat pozitiv.

“Presioni dhe trysnia është shumë e madhe pasi vimë pas dy humbjeve dhe na duhet patjetër që të marrin rezultat pozitiv dhe rezultati pozitiv është fitorja.

Është një ndeshje që në e vlerësojmë maksimalisht për të vetmën arsye së është një nga rivalet e vetme për titull.

Skuadra është nën tonus cdo njëri nga ne ka marrë përgjegjësitë e veta duhet të shikojmë përpara me mendimin se duhet ta fitojmë ndeshjen, pastaj se cka 90 minutëshi brënda është dicka që analizohet mbrapa.”

Ndërkohë i  pyetur nga gazeta TemA se ai druhet shkarkimit në rast humbje me Kuksin Magani u përgjigj.

Për trajnerin cdo gjë është prezent. E rëndësishme është që trajneri matet me rezultatet.

Unë jam munduar që të bëjë gjithcka mirë.

Nuk dorëzohem kurrë pa konkurruar dhe në të njëjtën kohë nuk gëzohëm asnjëherë pa konkurruar. 

E rëndësishme është që unë do të  futem në lojë për ta fituar ndeshjen se në të kundër do të kisha ik në shtëpi.” përfundoi Magani.

Tirana-Kuksit luhet të dieln në orën 17:00 në stadiumin Niko Dovana të Durrsit për shkak se terreni e “Qemal Stafës” nuk është ende gati për ndeshje.

Fatjon Baze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje