Arrihet marrëveshja, në verë Danilo i bashkohet Realit

6 Mars 2015, 15:01Sport TEMA

Mbrojtësi i Portos, Danilo do të jetë futbollist i Realit të Madridit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll.

Sikurse njofton “Marca”, bëhet fjalë për një cmim 20 milionë Euro, që është sa gjysmë e kërkesës fillestare të klubit portugez.

Porto nuk kishte zgjidhje tjetër vecse të pranonte ofertën e Realit, pasi kontrata e Danilos përfundonte në vitin 2016, dhe mund të largohej me parametër zero, pasi refuzoi zgjatjen e marrëveshjes, raporton Sport News.

Një tjetër arsye është nevoja për lukuiditet që ka Porto në këto momente, ndaj shitja e Danilos ishte zgjidhja më e mirë dhe më efikase për të shmangur krizën financiare.

Sigurisht që thelbësore ishte dëshira e vetë lojtarët për t’iu bashkuar Los Blancos në Primera Division.

23-vjecari kishte oferta të ndryshme nga klubet e mëdha europiane, por qëllimi i tij ishte të luante me klubin më të titulluar në Spanjë.

Braziliani i përshtatet në mënyre perfekte politikave të klubit për të blerë vetëm lojtarë të rinj, që nuk janë më shumë se 25 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje