Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të “Kategorisë Superiore” Kukësi-Teuta, Partizani-Flamurtari dhe Laçi-Vllaznia.
Skuadra kuksiane ka arritur një fitore të rëndësishme përballë dursakëve, duke e mbajtur në vëndin e parë ne klasifikim me 52 pike.
Pas barazimit kundër Apolonisë, ekipi I drejutar nga Artim Shaqiri bëri një kthesë të menjëhershme, duke fituar me rezultatin e thellë 5-2.
Renato Malota kalon i pari në avantazh Kuksin në minutën e 32-të, të pjesës së parë për të shkuar në dhomat e zhveshje në epersine e një goli.
Por, me fillimin e pjesës së dytë në harkun e pesë minutave realziohen tre gola.
Është Tetua, që suprizon vëndasit ku pas 2 minutash lojë Kastrati barazon shifrat.
Gjithsesi gëzimi i “Djemve të Detit” nuk do të zgjaste shumë pasi goleadori më i mirë kampionatit shqiptar Pero Pejic, pas një minuti kalon në epërsi Kuksin, për tu trefishuar më pas nga Pit.
Shkodrani Ansi Nika do të shkurtonte përsëri diferencat në 3-2, por përsëri braziliani Pit dhe Pero Pejic shënojnë dy golat e rradhës dhe të dytët personal duke e mbyllur përfundimisht takimin në shifrat 5-2.
Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrsit, Partizani ka arritur një fitore të vuajtur përballë Flamurtarit.
Të kuqtë arritën të përmbysnin rezultatin e volnjatëve, duke fituar në shifart 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin bregdetarët që në minutën e 21 me anë të Bruno Telushit.
Por në pjesën dytë Partizani, arriti të përmbyste disavatazhin e krijuar në pjesën e parë, duke shënuar dy gola me anë të mbojtësit, Amir Rrahmani, dhe sulmuesit serb Stefan Racic, duke marrë një fitore që e rendit në vëndin e tretë me 47 pikë të grumbulluara.
Në takimin tjetër Laci ka vijuar serinë e fitoreve duke fituar përballë Vllaznisë me rezultatin e ngushtë 1-0.
Kurbinasit reailzun me anë të mesfushorit Emiliano Veliaj I cili përfitoi nga një gafë e pafalshme e portierit Erind Selimaj.
Kjo ishte fitorja e katërt rradhazi për ekipin e Armando Cungut që është në vëndin e pestë me 41 pikë të grumbulluara./f.b
Më mirë ky futboll cope-cope se sa video ate
ntate eksploziv