Drejtuesit e klubit të Vllazinë, kanë shkarkuar nga posti i trajnerit italianin Baldo Rainerin.
Klubi ka rënë dakord që të ndërpresë me marrveshje përpara kohe kontratën me Rainerin, e cila i skadonte në fund të sezonit.
Bashkë me Rainerin do të largohet edhe ndihmsi i tij italian Daniele Nervi de Sabino Oliva.
Por, menjëherë pas shkarkimit të teknikut italian, drejtuesit shkodran kanë vënë në krye të pankinës trajnerin Luan Zmijani.
Baldo Raineri e mori drejtimin e skuadrës së Vllaznisë gjatë muajit qershor kur në krye të presidencës shkodrane ishte kompania zviceriane “Gea Sport”.
Raineri do të mbahet mënd në kampionatin shqiptar për gjestet e tij karizmatike, pasi nën drejtimin e skuadrës nuk është se ka arritur rezultate të mira pasi Vllaznia renditet në vëndin e shtatë me 27 pikë të grumbulluara duke dalur jashtë objektivave./f.b
vendin i duhur i kyesis , po gabuan qe nuk shkarkuan drejtorin qe perflitet .
Nuk eshte zgjidhje e duhur Jo , ato qe Jane shkodrane e din mir se kush eshte luan zmijani , krahu I djathte i Grimes qe te shesin ndeshje pa ju hy ferre n’kembe!!
Shkodra ka trajnera me nivel e eksperience si Astrit Hafizi Ser Dedja Ferit Borshi e shum te tjere e Luan Zmijani ka kontribu te Vllaznija si futbollist po nuk di se ka aftesi e stazh si trajner por ishalla ja prin zoti mar se u lodhme me prova trajnerash e lojtaresh
Qe kur e ka nderru emrin nga Hysen e ka bo Luan ky Zmijani!!!