Zheremi Menez I cili është një ndër lojtarët më të mirë tek skuadra e Milanit, ka treguar një prapaskenë të merkatos së tij.
27-vjecari francez, u shpreh se para se të firmoste një kontratë profesionale me ekipin të Sochaux, trajneri Ferguson kishte takuar prindërit e tij duke I bërë një ofertë që ta transferonte tek skuadra e Manchester United.
Por, prindërit e futbollist e refuzuan një ofertë të tillë pasi kalimi I Menez tek një skuadër e madhe mund të rezultonte një lëvizje e gabur.
Menz theksoi se nuk është penduar aspak për refuzim që I ka bërë gjigandëve anglez edhe pse ekipi I Milanit nuk po kalon një moment të mir./f.b