De Rossi: Mundim Juventusin, dhe rihapim kampionatin

1 Mars 2015, 12:45Sport TEMA

Daniele De Rossi ndez sfidën kundër Juventusit e cila luhet nesër në stadiumin “Olimpico” të Romës në orën 20:45.

Zëvndëskapiteni i verdhekuqëve është shprehur se Roma e tij, do të dalë trumfuese përballë kryesuesve të kampionatit Juventusit, duke rihapur luftën për tiutllin kampion.

Ai u shpreh se rruga e vetme për të rihapur kampionatin është fitorja gjë për të cilën De Rossi është I bindur se do ta arrijnë, në të kundërt lufta për titullin kampion vështirë se mund ti realizohet.

” Shpresonim të vinim në këtë ndeshje në një situatë si kjo, pra të luanim një takim direkt për të parakaluar Juventusin në renditje ose për t’iu afruar .

Deri pak javë më përpara ishim shumë pranë tyre, por në ndeshjet e fundit u kemi lëshuar disi terren.

Tashmë mundësia jone e vetme për të rihapur kampionatin është të fitojmë ndaj tyre dhe unë besoj se do ta arrijmë një qëllim të tillë pasi në të kundërt lufta për titullin kampion vështirë se mund ti realizohet  ” u shpreh De Rossi.

Roma aktualisht renditet në vëndin e dytë ne tabelën e klasifikimit me 48 pikë, 9 pikë larg Juventusit që mban vëndin e parë. /f.b

1 komente në “De Rossi: Mundim Juventusin, dhe rihapim kampionatin”

  1. Ku e ke marr tetvjecare o Daniele ?te kristali ?

    PLUS 6 …ske ca mutin hap joooo ,,,kampionati eshte ne dur t’Juves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje