Armando Vajushi është grumbulluar nga trajneri i Kievos, Maran, për sfidën e kësaj të shtune kundër Milanit.
Futbollisti shkodran ka deklaruar se për të do të ishte një dëbutim ëndrrash nëse do të luante për herë të parë me fanellën e skuadrës veroneze në Bentegodi përballë Milanit.
Por, ndërkohë mediat italiane nuk e përfshijnë atë në formacionin e mundshëm titullar.
Vajushi pritet ta nisë takimin nga stoli, me shpresën që të aktiviziohet pjesën e dytë.