Gjermania është lokomotiva e Europës në ekonomi, por tashmë mund të konsiderohet dhe lokomotiva e kontinentit dhe në planin futbollistik.
Kampionati me numrin më të lartë të spektatorëve në botë për ndeshje në stadium, jo vetëm që është taksa paguesi më i madh i shtetit gjerman por gjithashtu është dhe kampionati më fitimprurës në mbarë globin, jo vetëm për Ligën që e drejton por gjithashtu dhe për klubet.
Fitimet e Bundesligës brenda një viti arrijnë në 1.7 mld euro, prej të cilave 424 mln euro pëfitohen nga arkëtimet e biletave më e larta në botë, 573 mln euro nga sponsorët dhe 594 mln euro nga e drejta televizive duke qenë aktualisht i vetmi kampionat ku klubet kanë bilance pozitive.
Bundesliga mban gjithashtu rekord dhe për numrin e punëtorëve, teksa kompania që udhëheq kampionatin gjerman numëron plot 47 mijë nënpunës.
Gjithashtu menaxhimi i shkëlqyer financiar ka bërë që klubet gjermane të përfitojnë jashtëzakonisht shume dhe nga sponsorët në arenat e tyre, teksa Bajerni i Mynihut 55 % e të ardhurave vjetore i siguron nga kontratat me sponsorët e ndryshëm, plot 18 përqind më shumë se klubi më fitimprurës në Angli, Man.UTD.
Gjithashtu fitimi i titullit botëror nga kombëtarja gjermane dhe brezi i talentuar i futbollit në vend nuk është një rastësi, pasi Bundesliga është kampionati që shpenzon më shumë për skuadrat e moshave, teksa 75 milion euro harxhohen cdo vit për akademitë e skuadrave të moshave të Bundesligës së 1 dhe të dytë.
Të gjitha këto investime të mirëmenduara të gjermanëve, kanë bërë që Bundesliga të jetë aktualisht kampionati më fitimprurës në kontinent por gjithashtu dhe më i rivalizuari pasi në 10 vitet e fundit, në Gjermani titulli është fituar nga pesë skuadra të ndryshme, ndërsa në Angli nga 4 dhe në Spanjë nga 3.
deri ketu mire ,se nuk qenkan klube hosrashot ,por qenkan fitim-prures .
une di qe futbolli me i bukur ne bote eshte ai latin per te gjitha koherat ,ku he per he liga me e mahniteshme eshte ajo spanjolle ,jo vetem sot por qe prej me shume se 10 vitesh se fundmi .
liga spanjolle ka bashkuar spektaklin ,rezultatin ,befasine ku futbolli eshte kthyer ne art .
bajerni ka bere gjene me te keqe ,qe ka zhdukur konkurencen ne gjermani ,pavaresisht masivizimit te futbollit ,dhe ekipeve zinxhir ,une nuk shikoj ndonje talent gjerman ,ku per mua te gjithe lojtaret gjermane jane nen nivelin mesatar .
ah ,mund te thuash ,kete tjetren qe ekipet gjerman jane te mireorganizuar dhe shume konservatore.
@ Komiti i Maleve.
Flet per nga ana financiare. Thote kampionati me fitimprures edhe jo me i bukur. Por kjo ka nje te ardhme pasi kampionate fitimprurese sjellin edhe loje te bukur edhe jo falimentim jane te ludhura. TITULLI eshte lokomotive e Europes edhe ne futboll.