Reali i Madridit është duke muendur që tani për portierin e ardhshëm që do të zëvëndësoje kapitenin e Iker Kasijas.
Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “AS” e cila ka raportuar se portieri i Manchester United nuk ka mardhënie aspak të mira me trajnerin hollandez Luis Van Gal.
Për madrilenët portieri 24-vjecar është gardiani i duhur që mund të zëvëndësoje Kasijasin i cili e ka humbur formën e tij të dikurshme.
Klauzola që klubi anglez i ka vendosur De Geas në rast prishje të kontratës është 30 milionë euro, e cila i skadon pas një 1 viti.
“AS” ka theksuar gjithashtu, se De Gea ka disa javë që nuk flet me gojë me trajnerin Van Gal, ku kanë krijuar një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin, dhe kjo ka bërë që madrilenët të përfitojnë nga ky moment për të bindur spanjollin që të transferohet në “Santiago Bernabo” në fund të sezonit.
Por, një tjetër objektiv i “Los Blankos” është edhe portieri i Chelseas, Thibout Corutua i cili është një ndër portierët më të mirë të momentit, por që është shumë e vështirë që të realizohet pasi londinezët vëshitrë që mund të largojnë një portierë të tillë kalibri./f.b
kam respekt si per djaloshin de gea si per corutua-n ,por lavdet e mia shkojne per ikonen casijas te cilin kaq shume e “dua “.