Është mbyllur në barazim supersfida e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, ndërmjet dy rivalëve kryesorë për titullin kampion, Skëndërbeut dhe Kuksit.
Heroi i kuksianëve është mesfushori vlonjat, Hair Zeqiri, i cili barazoi shifrat një minutë para fundit të ndeshjes, duke marrë një pikë shumë të rëndësishme, e cila e mban Kuksin të vetëm në kreun e tabelës.
Në një 90minutësh spektakolar, i cili u dominua nga korcarët, me një mbeshtetje të jashtzakonshme të tifozerisë së saj, të cilët e kishin mbushur tërisht stadiumin, nuk arritën që të dilnin me tre pikë nga ky takim.
Pjesa e parë, flet tërësisht për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Mirel Josa, të cilët patën rastet më të pastra për shënim.
Në harkun e dy minutave 27 dhë 28, Skëndërbeu ka dy raste të pastra për shënim me Berishën që godet por reagimi i portierit Halilaj ishte i menjëhershëm, ndërsa një minutë më vonë Gerhard Progni, me një goditje pontente jashtë zonës i afrohet shumë pranë golit, por është shtylla që ia mohon një gjë të tillë.
Në mintën e 35-të, është përsëri Skëndërbu, që ia afrohet shumë pranë golit por është serisht shtylla që i mohon golin e avantazhit, sulmuesit Martins.
Pjesa e parë mbyllet në shifrat e barabarta 0-0 me një Kukës që nuk u tregua i rrezikshëm për asnjë moment.
Pjesa e dytë është një tablo e asaj të parës, më vëndasit që dominojnë lojën, duke kërkuar me ngulm golin e avatazhit, që nuk do të vononte shumë, pasi pas 10 minutash lojë, është mbrojtësi Leonit Abazi, që shënon një gol shumë të bukur për korcarët, duke cuar në delir tifozët bardhekuq.
Në minutat në vazhdim është përsëri Skëndërbeu, që kontrollon topin, ndërsa Kuksi është tërësisht i coroditur në fushën e lojës.
Do të ishin minutat e fundit të takim që do të vulosnin përfundimisht sfidën. Në minutën e 92-të, Enkel Alikaj, ka rastin më të artë për të mbyllur përfundimisht takimin, ku i vetën përballë portierit nuk arrinë të realizojë, duke i dhënë mundësinë Kuksit që të bëjë sulmin i fundit, që do të rezultonte mjaft i sukseshëm.
Është, Ylli Hoxha që fiton një 11-metërsh të shkaktuar nga Vangjeli, në sekondën e fundit, e cila shëndërrohet në gol nga vlonjati Hair Zeqiri.
Me këtë barazim Kuksi kryeson i vetëm kampionatin me 48 pikë, e ndjekuar nga Tirana që mban vëndin e dytë me 47 pikë, ndërsa Skëndërbeu pozicionohet në vëndin e trëtë me 45 pikë./f.b
“KUKESI”-burra ‘korca’-gra.
Burra leshi burra te pa bese.
Keshtu duket ne fakt kur i shikon nga prapa. Kuksianeve nuk u ka rene akoma bishti prandaj duken si “burra”…
Ju qe keni inat Kukesianet cfar tu mbaj libri i shtepis plehra…..