Bekim Balaj shënon sërisht. Sulmuesi I kombëtares shqiptare ka qënë sërisht protagonist tek ekipi I tij Rijeka duke shënuar në barazimin 1-1, kundër skuadrës së RNK Split, ku luan edhe sulmuesi tjetër I përfaqësueses shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Balaj kishte mundësi që të kalonte I pari në avatazh skuadrën e tij, në mintutrën e 26-të me penallti, por goditja e shkodranit ishte për tu harruar, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.
RNK Spliti zhbllokon rezultatin në minutën e 28-të ,duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Në pjesën e dytë miqtë hidhet në sulm për të barazuar shifart, dhe arrijnë pas 10minutash lojë, me sulmuesin shqiptar, Bekim Balaj, I cili realizoi një gol shumë të bukur me kokë.
Ky ishte goli I dytë për Balajn këtë sezon pas transferimit gjatë merkatos së janarit nga skuadra e Spartës së Pragës. Për 90 minuta në këtë takimin u aktivizua edhe kavajasi Sokol Cikalleshi I cili zhvilloi një 90-minutësh të mirë.
Ndërkohë, në Zvicër Shkëlzen Gashi nuk ka të ndalur.
Sulmuesi I Bazelit dhe përfaqësueses sonë ka realizur sërsiht në humbjen që ekipi I tij pësoi në transfertë kundër Yang-Boys, me rezultatin 4-2.
Gashi realizoi nga një goditje prej rreth 30 metrash, duke mos I dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar të reagonte duke realizur një gola mjaft të bukur.
Gashi kryeson listën e golashënuesve ne kampionatin zvicerian me 14 gola të realizur I cili ështe duke zhvilluar një sezon fantastik./f.b