“La Liga”, Malaga shokon Barcelonën në “Camp Nou”

22 Shkurt 2015, 10:52Sport TEMA

Malaga ka suprizuar Barcelonën në “Camp Nout”, duke e mposhtur me rezultat 0-1,në ndeshjen hapse të javës së 24 –tërt të “La Ligës spanjolle”.

Pas dy fitoreve rradhazi në kampionat, skuadra e drejtuar nga trajneri Lusi Enrike, bëri një hap fals në garën për titullin kampion duke humbur tri pikë shumë të rëndësishme në këtë sfidë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për miqtë që shënuan që në mintën e 7-të, të takimit pas një gabimi fatal, që bëri mbrojtësi Dani Alves, pasi përfitoi Janmi duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Malagan.

Katalanasit pas golit të pësuar, u hodhën të gjithë në sulm për të përmbysur rezultatin duke krijuar shumë raste më anë të argjentinasit Lionel Messi dhe Nejmarit, por pa mundur që ta dërgojnë topin në rrjetë.

Pas kësaj humbje Barcelona mban vëndin e dytë më 56 pikë të grumbulluara, një më pak se Real Madridi që kryeson tabelën që ka dhe një ndeshje më pak, kurse Malaga renditet në vendin e shtatë më 38 pikë./f.b

2 komente në ““La Liga”, Malaga shokon Barcelonën në “Camp Nou””

  1. Banori Tiranes says:

    Nuk ka shokuar Malaga …por kompanite e basteve????

    1. Lum Baca says:

      Nuk ke cka i shton as hjek ketij komenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje