Në konferecën për shtyp në prag të ndeshjes me Paderbornin, trajneri spanjoll i kampionëve të Gjermanisë e cilësoi Xabi Alonson si futbollistin më të keq në botë përsa i përket aspektit mbrojtës, megjithatë ai theksoi gjithashtu se Bajerni i Mynihut nuk e mori mesfushorin 33-vjecar që ky i fundit të rikuperojë sa më shumë topin, por për një tjetër arsye dhe ajo është kontrolli i topit për një kohë sa më të gjatë.
Xabi Alonso la Bayernin me 10 lojtarë në transfertën e Ukrainës në Champions League përballë Shaktarit pasi u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për një faull të rëndë ndaj brazilianit Alex Texeira, ndërkohë që 25 minuta përpara fundit të takimit kreu një tjetër ndërhyrje të gabuar ndaj të njëtit futbollist, duke lënë të tijët në inferioritet numerik.
Kartoni i kuq i Alonsos, i hapi pak probleme bavarezëve me skuadrën e Guardiolës që nuk arriti të zhbllokonte dot rezultatin.
Gjithsesi, trajneri spanjoll nuk ka ndërmend ta kritikojë ish- lojtarin e Realit për sjelljen e tij në sfidën ndaj Shaktarit:
“Dëshirojmë të kemi kontrollin e topit sa më gjatë të jetë e mundur.
Për këtë fakt kemi afruar në skuadër lojtarë të tillë si Xabi Alonso dhe Thiago Alcantara.
Por kur flitet për detyrat që ka një mesfushor në fazën mbrojtëse, Xabi Alonso është futbollisti më i keq në botë për këtë rol.
Gjithsesi nuk kjo arsyeja se përse ne kemi firmosur me të”.
Në sfidën ndaj Shaktarit Guardiola surprizoi jo pak duke lënë Robert Lewandowskin në stol. Në vijim të konferencës për shtyp trajneri 44-vjecar shpejgoi pikërisht arsyet e një zgjedhjeje të tillë ndërkohë që dha edhe një mendim për gjëndjen e Thiago Alcantarës i cili sëfundmi është rikthyer në stërvitje:
“Unë jam i kënaqur me paraqitjet e Lewandowskit. Cilësitë e tij nuk i kam vënë asnjëherë në dyshim.
Por nuk duhet harruar fakti që kam në ekip 5 sulmuesit më të mirë në botë dhe në Champions League nuk është e lehtë të luash me 5 apo 6 sulmues.
Thiago Alcantara? Ai ka nevojë të stërvitet me skuadrën për 3 deri në 4 javë më pas të shohim se si do të avancojë gjendja e tij për të vendosur se kur mund të zbresë sërish në fushë. Fakti që doktorët janë optimistë më bën edhe mua të besoj se shumë shpejt Thiago do të jetë i gatshëm për skuadrën”.
Përsa i përket ndeshjes ndaj Paderbornit, Guardiola theksoi se skuadra e tij është e përgatitur për të vijuar serinë e fitoreve në kampionat.