Parma rrezikon falimentimin, lojtarët kërcënojnë me largim

20 Shkurt 2015, 14:57Sport TEMA

Një mankth pa fund. Ditët kalojnë dhe Parma i afrohet gjithmonë e më shumë falimentimit. Orë pas ore po konsumohen të gjitha rrugët zyrtare për të shpëtuar shoqërinë emiliane nga rrëzimi në humnerë por koha kalon dhe lojtarët mund të marrin një vendim të paprecedentë në futbollin italian.

Ortakët e shoqërisë në minorancë kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Administrativ dhe në këtë luftë, presidenti do të jetë i vetëm.

Në fushën e lojës ka zbritur edhe kryebashkiaku Pizzarotti, i cili kërkon të qetësojë lojtarët, por këta të fundit mendojnë seriozisht të mos luajnë në sfidën e radhës kundër Udineses.

Kapiteni Lukareli nuk ishte aspak i kursyer në akuza duke kërcënuar me veprime konkrete nga ana e skuadrës:

“Folëm me presidentin dhe na shpjegoi se problemi i vetëm mbetet bllokimi i parave.

Na premtoi se paratë janë por ne po e humbasim durimin.

Ka ardhur momenti të flasim me fakte sepse ne dhamë një afat që nuk e respektuam.

Tani duhet ta bëjmë ne hapin e radhës.

Federata po sillet në mënyrë jo korrekte sepse ata i tremben mundësisë së anullimit të ndeshjes me Udinesen por nuk duan t’ia dinë fare për Parmën.

Ne do të diskutojmë së bashku por kufiri është kaluar”.

Fillimisht, lojtarët e papaguar prej muajsh kishin vendosur si afat datën 16 shkurt, por pas bisedës që patën me presidencën ata vendosën të vazhdonin stërvitjen për të mos e braktisur skuadrën në këtë momement të vështirë.

Edhe pse morën premtimin për zgjidhjen e situatës, duket se asgjë nuk ka ndryshuar, prandaj çështja mund të komplikohet me një vendim të mundshëm nga ana e tyre për të baktisur skuadrën.

1 komente në “Parma rrezikon falimentimin, lojtarët kërcënojnë me largim”

  1. artiles says:

    A u fut Taci ne skemen e Parmes?! Prite kur ti dale tymi tani si privatizimi i naftes shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje