Samer: Ky nuk është Bajerni im

18 Shkurt 2015, 15:19Sport TEMA

Drejtori sportiv i Bajernit, Matias Samer nuk është i kënaqur me rezultatin e barabartë 0-0 ndaj Shakhtar Donjetzk.

Njeriu kryesor për transferimet e kampionëve të Gjermanisë ka deklaruar se nuk do ta pranonte këtë rezultat para ndeshjes, pasi është shumë i rrezikshëm, por është i lumtur që nuk humbën me një lojtar më pakë në fushë.

“Përpara ndeshjes, me një rezultat të tillë nuk do të isha aspak i kënaqur, pasi është tepër i rrezikshëm.

Por pas kartonit të dytë të verdhë të Ksabi Alonsos, mund ta pranoj, përkundrazi duket një rezultat i shkëlqyer.

Gjithsesi, duhet ta pranojmë se kjo skuadër ka ende vend për t’u përmirësuar.

Nëse duam të kalojmë në raundin tjetër, atëherë duhet të ndryshojmë marsh.

Nuk është se luajtëm shumë keq, por ky nuk është ende Bajerni i Mynihut.

Duhet të rikthehemi skuadra e parë”, tha drejtori sportiv i Bajernit, raporton Telegraf.

3 komente në “Samer: Ky nuk është Bajerni im”

  1. Tom says:

    Titulli teresish ne mosperputhje me çfare thuhet me poshte.
    Ne asnje rast Samer nuk thote qe ky nuk eshte Bayerni im.
    Shume guxim per te botuar ne te njejten faqe dy gjera te ndryshme dhe pa lidhje me njera tjetren.

  2. Daniel says:

    Perse. lejove largimin e Shaqirit e ne vend te tij luan nje plakush qe del me karton te kuq. Ne se Bayern nuk eleminohet kete here ,te jesh i bindur qe nuk vete deri ne finale. Guardiola ka shkateruar ekipin dhe mentaliteti i nje Spanjolli nuk shkon tek Gjermanet. Por siç duket milionat si vine pa “djerse” ashtu dhe ikin. Gjermania ka shume individe qe do punonin shume me mire se nacionalisti Guardiola. Po Samer nuk mundet te flase me shume, kjo eshte demokracia me kontrate qe te paralajmeron se ç’te prete.

  3. Toni sport says:

    Jam dakort me Tom ka nje pasaktesi sepse Samer thote qe Bajerni luajti mire por akoma nuk eshte atje ku duhet.Kur nje ekip si Shaktjor zgjedh vetem nje obsion loje si te mbrohet eshte shume e veshtire vetem ne 50 metra 20 futbolliste bashke ne nje fushe te ngrire dhe bythzinj qe provokojne gjithe kohes duke te grricur nervat nuk ke shance te qarta.Qe Shaktjor donte vetem te mos humbte e tregon qarte kur Bajerni ngeli me 10 lojtare sdinte cfare te bente.Shaqiri nuk luan ne mesfushe eshte trekuartist ne ate pocion Bajerni ka disa lojtare.Nje ndeshje nuk mund te veje ne dyshim kapacitetin e nje trajneri qe per mua eshte absolutisht me i miri.Mos harro qe she kur fitoj Champions para dy vjetesh Bajerni desh shkoi per lesh me Arsenalin dhe Trajner i shte Hejnkes.Cfare nuk u tha per ate trajner ateher dhe perfundimi dihet apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje