Milardieri tajlandez, 1 miliard euro për aksionet e Milanit?

16 Shkurt 2015, 14:07Sport TEMA

Një ofertë bombastike ka ardhuar nga Tajalada, nga miliarderi Bee Taechaubol, që kërkon të marrë aksione tek skuadra italiane e Milanit.

Lajmi është konfirmuar nga agjenisa e lajmeve “Ansa”, e cila i referohet gazetës tajlandeze “ Bangkok Post” që ka raportuar lajmin se milardieri Taechaubol, ka nisur bisedimet me drejtesit kuqezinj, për të marrë pjesën më të madhe të aksioneve.

Oferta që 41-vjecari i ka bërë drejtuesve të Milanit është një shumë tepër e majme, prej 1 miliardë eurosh, që mund të bindë numrin 1 të Milanit, Silvio Berluskonin që të shesë pjesën më të madhe të aksioneve.

Taechaubol është president i një grupi financiar “Thai Prime”, ndërsa ai ka konfirmuar se do të bindë drejtuesit e Milanit që t’ia shesin shumcën e aksioneve, dhe ka shumë besim se kjo marrveshje do të mbyllet gjatë javëve të ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që tek Milani mund të ndryshohet pronësia pasi ka pasur interesim edhe nga biznesmenë të tjerë për të marrë aksione tek kuzezinjtë, por ka qënë vetë presidenti Silvio Berluskoni që i ka refuzuar.

Por, Milani e ka përgënjeshtruar këtë ofertë.

Klubi italian thotë se biznesmeni tajlandez është duke i bërë publicitet vetes, pasi nuk ka bërë asnjë ofertë konkrete për blerjen e Milanit./f.b

3 komente në “Milardieri tajlandez, 1 miliard euro për aksionet e Milanit?”

  1. ben says:

    Me kete cmim,Berlusconi ti japi edhe ndonje gje tjeter si dhurate.

  2. agim says:

    Berluscon, pasi e ngrite Milanin ne majat e futbollit boteror ia ke var fare. Eshte momenti te heqesh dore per t’u mbajtur mend si njeriu qe e ngriti Milanin dhe jo si shkaterruesi i tij

  3. bla bla bla says:

    na plasi ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje