Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2, në transfertë kundër Cezenës.
Bardhezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri nuk kanë mundur dot që të thellojnë diferencën me Romën e cila u ndal në barazim në “Olimpiko” kundër Parmës.
Ndeshja nisi në mënyrqën më të mirë për vëndasit të cilët pas 17 minutash lojë kaluan në avantazh me anë të Djuric. Por reagimi I “Zonjës së Vjetër’ do të ishte I menjëhershëm ku në harkun e 5 minutave arrijnë që të përmbysin rezultatin duke shënuar me sulmuesin Morata dhe Klaudio Markizion, duke e mbyllur pjesën e parë me këto shifra.
Në pjesën e dytë Cezena hihen në sulm për të gjetur golin e barazimin, dhe nuk do të vononte shumë pasi në minutën e 70 të takimit Brienza mposht Bufonin duke barashpeshuar shifrat.
Minuta e 80 do të ishte fatale për Juventusin kur Aurturo Vidal humbet një 11-metërsh që gabon për herë të parë në këtë sezon.
Gjithcka mbyllet 2-2 me Juventusin që kryeson tabelën e klasifikimit me 7-pikë diferencë nga vëndi I dytë që mbahet nga Roma./f.b
http://www.youtube.com/watch?v=h_2MrMKgiJI