Vatzke: Bajerni është 50 vjet përpara Dortmundit

13 Shkurt 2015, 15:56Sport TEMA

“Bajerni është 50 vjet përpara Borusias së Dortmundit”.

Dhe kur këtë e thotë drejtuesi më i lartë i nënkampionëve të Gjermanisë, kjo ndoshta duhet besuar.

Hans-Joakim Vatzke nuk beson se skuadra e tij do ta arrijë nivelin e rivalëve nga Bavaria për një kohë të gjatë, pavaraësisht se Borussia do të luajë për një biletë në 1/8-at e Champions League:

“Arritjet e Bayernit të Mynihut janë të paarritshme nga ne për të paktën 20 vitet e ardhshme, por në terma sportivë ata janë 50 vjet përpara nesh.

Gjithsesi, në kemi arritur mes 8 më të mirëve të Europës për dy sezone rresht dhe unë besoj se një gjë e tillë do të ndodhë edhe këtë herë”.

Me Borusian që mungon në garën për titullin kampion, Bajerni i Mynihut duhet t’i bëjë llogaritë me Volfsburgun që mbetet 8 pikë larg, por me afrimin e Andre Shurles bëhet një kundërshtar që duhet marrë parasysh:

“Volfsburgu ka burime të mëdha financiare. Kur ata i marrin gjërat seriozisht mund të thyejnë çdo kufi. Edhe ne mund t’ia lejojmë vetes një transferim të shtrenjtë si ai i Shurles, por këtë nuk mund ta bëjmë shpesh herë”.

Pozita e trajnerit Jurgen Klop në “Signal Iduna Park” nuk ka qenë aspak komode gjatë këtij sezoni.

Tifozeria shpërtheu pas humbjes me Augsburgun por suksesi 3-0 në transfertën e Freiburg ka rikthyer qetësinë në skuadër.

“Ndaj trajnerit Klop nuk ka pasur asnjëherë ultimatum dhe as që mund ta imagjinoj që ai mund të dorëhiqet. Ne besojmë shumë tek njëri-tjetri”.

1 komente në “Vatzke: Bajerni është 50 vjet përpara Dortmundit”

  1. fieraku4u says:

    HIDH PARA DAKU, DHE SHIKO E ARRIN BORUSIA, BYERNIN APO JO.

    JU KERKONI REZULTATE, POR PA HEDHUR PARA DHE INVESTIME HARROJENI.

    SI ESHTE AJO KENGA SHQIPTARE, VETEM LEKU, VETEM LEKU E HUDH UJIN PERPJET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje