Ariedo Braida firmos për Barcelonën.
68-vjecari tashmë është zyrtarisht njeriu që do të merret nga afër me merkaton e klubit blaugrana.
Braida u prezantua këtë të enjte nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe do të pasojë në detyrën e re ish- drejtorin sportiv të skuadrës katalanase Andoni Zubizarreta, i cili u pushua nga puna vetëm pak kohë më parë.
Braida ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe do të jetë një vlerë e shtuar për Barcelonën, pasi më parë ka mbuluar për vite me radhë detyrën e drejtorit teknik te Milani.
Bartomeu përvecse prezantoi Braidan, ngriti në detyrë edhe Karles Reksak, që la postin e këshilluesit në klub për t’u shndërruar në njeriun përgjegjës për cështjet futbollistke që përfshijnë Barcelonën brenda Spanjës.
Pas firmës me Braidën foli për mediat vetë presidenti i katalanasve Josep Maria Bartomeu.
Numri 1 i Barcës theksoi se një njeri si Ariedo Braida do ta ndihmojë shumë klubin, pasi mbi të gjithë ka një përvojë shumë të madhe.
Bartomeu shtoi gjithashtu se mbështetja e 68-vjecarit do ti japë një shtysë më shumë skuadrës.
Nga ana tjetër Braida deklaroi se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi me histori të madhe si Barcelona.
“Vij këtu nga Milani që gjithashtu ka një histori të madhe por Barcelona është klubi më i madh në botë dhe jam i sigurt” deklaroi Braida.
Sipas italianit, blaugranat kanë plot 40 milionë tifozë dhe për këtë janë të parët në Europë.