Gëce: Nuk krahasohem me Mesin, nuk e arrij dot kurrë

11 Shkurt 2015, 13:39Sport TEMA

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, përpara se ta aktivizonte në fushë në finale e Botërorit “Brazil 2014” Argjentinë-Gjermani, i pati thënë Mario Gëces “tregoju të gjithve se sa vlen dhe se je më i mirë sesa Lionel Mesi”.

Por, ylli i Bajernit të Mynihut, Mario Gëce, në një intervitë të dhënë për gazetën gjermane “Bild”, është shprehur se Lionel Mess është një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Ai ka theksuar se nuk mund të krahësohet me yllin argjentinas, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm.

“Mesi e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij në Barcelonë se është një lojatar i një nivel tjetër.

Krahasimi im me të?

Thjesht, nuk mund të më krahasoni me Lionel Mesin.

Ai ka arritur aq shumë gjëra dhe ka shkuar shumë larg, gjë që është gati e pamundur për ta arritur.

Mesi është diçka e veçantë dhe thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm” është shprehur Mario Gëce për “Bild”./f.b

5 komente në “Gëce: Nuk krahasohem me Mesin, nuk e arrij dot kurrë”

  1. sportdashesi says:

    as qe behet fjale .

  2. besi says:

    po mire e ka thene, pastaj Joakimi dhe ka thene ate per ti dhene zemer se realisht eshte shume vite drite larg ky djale nga Mesi edhe pse i talentuar

  3. Tiku says:

    ama petllen ja fute ne finale…ke bere nje super gol ne finalen ndaj ketij tipit, i cili me verte eshte lojtari me i mire ne bote…eshte super…po medaljen e arte e mori bisha gjerman…. ?

  4. org says:

    Shaqiri ishte me i mire se Gece.

  5. komiti i maleve says:

    gecja eshte lojtar mesatar por qe era qe fryu ne boteror e flakeriti deri ne madrid ,sepse ata marren buze-qumeshta si jamesi ,apo guimplena qe u del llapa si zagar gjahu si puna e balashit ,apo cfare e quajne ,bale dhe largon lojtar me intelekt si ozili apo di maria duke jua shkaterruar karrieren ne mes apo nje qen goli si higuaini .
    ty more gece qe more boterorin hallall te qofte se nuk lozi di maria se ai miu ,messi i nxori 3 lojtaret e tij te zbuluar nja 4 -5 here si bibilen apo cfare e quajne si lavezin ,higuainin qe ai shtaza nojeri e derrmoi dhe duhej denuar nga pika e bardhe .
    gecja ,te pakten e pohon se eshte djale per se mbari ,por po te beja nje krahasim midis tij dhe nje fare canavaro qe sa fitoi boterorin e mori reali ,canavaro u be tabelle qitje sidomos ai dhe kasijasi nga samuel etoja .
    edhe ti o gece te kane pruere aty ne ate panair ,por se me cfare meresh ti as vete nuk e di .
    problemi eshte i thjeshte :
    messi eshte lojtari me super-inteligjent qe ka pare bota e futbollit deri me sot dhe cka eshte me kryesorja tek ai eshte bashkuar gjenialiteti dhe humanizmi .
    miu messi kurre nuk ankohet ,kurre nuk perplas kembet dhe duart ne toke sic bene ajo cupa ronalda qe ja dhane falas 2 here resht trofeun e topit te arte .
    dhe sot ne kupen e frankos messi u tregua altruist derisa penalltine qe e mori vete ja la ta gjuante neymarit per ta futur ate ne loje ,pavaresisht se ai e humbi ate .
    eshte fati yne qe jetojme ne epoken e ketij te vogli te madh dhe shijojme mrekullite e tij .
    enrique e loz tani messin ne krahun e djathte qe ai te furnizoje me topa llokume si neymarin dhe suarezin .
    gjermania nuk eshte bishe por lepur sepse po te ishte italia more tiku ti e di qe gjermanet nuk do te ishin aty ku jane sot .
    ti tiku kurre mos harro njen sentence apo aksiome se :
    qe nga fundi im luftes se pare boterore dhe deri m esot gjerman nemcja ka ngrene dru si gomari ne duhan si ne kampionate europiane ashtu dhe ne boterore .
    gjermania sa here ka dale kampione europe apo bote ne asnje rast ,ne asnje rast nuk eshte ndeshur me italine ,kurse sa here qe italia eshte ndeshur me gjermaningjithmone e ka eleminuar lepurin gjerman ,prandaj tjeter here mos u bej fodull ,por fol me sportivitet .
    asnje nuk do ta arrije messin per nga ajo qe ka dhene deri me tani ne futboll.
    kur themi messi ,nenkuptojme futbollin dhe kur themi futboll ,nenkuptojme messin .naten e mire dhe gjume te embel sepse me sa duket dhe redaksia do ta heq kete lajme se ka ndenjur shume sot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje