Man. Junaited, 40 milion euro për Dybala

11 Shkurt 2015, 13:23Sport TEMA

Talenti argjentinas i skuadrës së Palermos, Paulo Dybala, është një ndër lojtaret më të kërkuar në kampionatin italian.

E ardhmja e talentit 21-vjecar me shumë mundësi do të jetë në “Premier League” tek skuadra e Mançester Junaited.

Sipas asaj që raporton e përditshmja angleze “Daily Mail” drejtuesit e klubit të Mançester Junaited janë të gatshëm që t’i ofrojnë presidentit të Palermos, Murico Zamparini 40 milion euro për ta transferuar Dybalan në “Old Traford”.

Dybala është një sulmuesit më të mirë në Serinë A, ku deri tani ka shënuar 11 gola, dhe kjo ka bërë që Mançester Junaited të kërkojë me ngulm sulmuesin argjentinas.

Interes për Dybala kanë shfaqyr edhe klube të tjerë të mëdha europiane si PSG-ja, Çelsi, por më të avantazhuar për të marrë shërbimet e 21-vjecarit janë “Djajtë e Kuq”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje