Mesi barazon një tjetër rekord të Gerd Myler

10 Shkurt 2015, 15:12Sport TEMA

Efektiviteti i Lionel Mesit në lojën e Barcelonës është i padiskutueshëm.

Këtë e tregon edhe numri i golave që ka realizuar me fanellën blaugrana.

387 finalizime në total në sfidat zyrtare, plus 28 gola të tjerë në takimet miqësore dhe 45 me përfaqësuesen e Argjentinës.

Në “San Mames”, ndaj Atletik Bilbaos, Mesi shënoi golin e tij të 23-të në Primera Divizion në këtë sezon, duke barazuar rekordin e Gerd Myler, i cili në nga 1970 deri më 1978 , ka shënuar 23 apo më shumë gola për sezon me fanellën e Bajernit të Mynihut.

Sigurisht në këtë rast krahasimi bëhet vetëm me sulmuesit e 5 kampionateve më të rëndësishme europinae.

Që kur u vu nën urdhrat e Pep Guardiolës në vitin 2008, Messi e rriti ndjeshëm mesataren e golave për sezon.

E mbylli 2008-2009 me 23 gola, për të vijuar më pas me 34, 31, 50, 46 dhe 28 gola në sezonet pasardhëse, teksa në atë aktual, kur janë luajtur vetëm 22 javë të kamionatit, ka kapur shifrën 23 finalizimeve.

Nëse katër herë fituesi i Topit të Artë do ta barazojë apo kalojë shifrën e 23 golave në La Liga edhe sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet automatikisht sulmuesi i vetëm që e arrin këtë shifër në 8 sezone radhazi në pesë kampionatet më të forta në botë, në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani dhe Francë.

3 komente në “Mesi barazon një tjetër rekord të Gerd Myler”

  1. arjan says:

    mesi ka luajtur deri tani 10 vjet me barcelonen dhe natyrisht do e kaloj ne vler absolute gerd mylerin, por per 7 vjet qe ka luajtur gerd myleri perfshi dhe kombetaren, mesi ta harroje ate qe ka bere ai.Nuk ka krahasim Myler eshte ne maje per aq vite sa luajti, sepse per 8 vjet ishte rekordmen golash, 3 kupa kampionesh, nje kupe uefa, 1 kampionat europia, 1 kampionat bote. Kur ti beje mesi keto flasim. Kuptove

  2. iliri says:

    Mesi është një lojtar i madh pa diskutim, por Müller ishte dhe ngelet i pa arritshëm për efiçiencën që ka pas. Se çfar ka fituar Müller i ka shkruajtur arjani më sipër. Müller është emër që i kall frikën lojtarëve edhe sot mbas 40 vjetëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje