Mendes mbron Ronaldon për festën, pas humbjes shokuese me Atletikon

9 Shkurt 2015, 15:04Sport TEMA

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendes, i doli në mbrojtje klientit të tij, i cili festoi ditëlindjen në një lokal natë në Madrid menjëherë pas humbjes turpëruese me Atletikon në “Vinsente Kalderon”.

Sipas tij, Ronaldo e kishte programuar më parë këtë festë, ndaj nuk mund ta anulonte, raporton Sport News:

“Zgjodhëm një vend për të darkuar sepse nuk mund t’i mblidhte të gjithë familjarët dhe miqtë të tij në shtëpi.

Kur në një festë kaq private dikush të filmon dhe këto pamje i shpërndan që të mund t’i publikojë media, sigurisht që ndihesh i mërzitur.

Kristiano është shumë i zemëruar me atë që ka ndodhur.

Ai nuk mund ta festonte ditëlindjen më 5 shkurt, ndaj vendosi të organizonte një festë me njerëzit e tij më të afërt të shtunën në mbrëmje.

Pas humbjes me Atletikon sigurisht që nuk dëshironte të festonte, por ishte e detyruar për të respektuar miqtë e tij.

Kristiano vazhdon të jetë futbollisti më i mirë i historisë dhe më profesionisti në botë.”

Në festën e Ronaldos në fakt ishte i ftuar edhe këngëtari Kevin Roldan, por Mendes këmbëngul se nuk duhet të dilnin imazhet e kësaj feste private:

“Është e papranueshme që dikush e ka provokuar këtë situatë. Askush nuk ka të drejtë të nxjerrë pamjet.

Nuk kam folur me njeri dhe nuk e di kush e ka bërë, por ishte një festë private dhe kjo nuk duhet të ndodhte.”

Për sa i përket ceshtjes “De Gea”, Mendez siguroi se është në negociata me Mançester Junaited për rinovimin e kontratës, por deri tani nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

1 komente në “Mendes mbron Ronaldon për festën, pas humbjes shokuese me Atletikon”

  1. Epic says:

    Sa kot. Po pse pesoi nje humbje duhet te vdese ai tani nuk mund te kete jete private sipas disave. Pordh me rigon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje