Laçi-Kukësi, FSHF kërkon forca speciale

7 Shkurt 2015, 18:54Sport TEMA

Ndeshja mes Laçit dhe Kukësit, e programuar për t’u luajtur të dielën në orën 14:00 në Laç, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysjen Nurishmi, i cili thotë se Federata ka bërë kërkesë zyrtare në polici që kjo ndeshje të mbikëqyret nga Forcat Speciale të Policisë, raporton “Panorama Sport”.

Shkak i kësaj kërkese jo të zakonshme është bërë fakti që prej disa ditësh tifozëritë kanë ndezur debatet mes tyre dhe për të evituar çdo incident të mundshëm, përveç policisë lokale, FSHF-ja ka kërkuar edhe ndihmën e forcave speciale.

“Është një ndeshje me tension të lartë, jo vetëm prej rivalitetit të dy skuadrave, por edhe për shkak se vitin e kaluar patën fërkime.

Nga të dhënat tona, rezulton se ditët e fundit është ndezur debati mes tifozëve edhe në rrjetet sociale, ndaj kemi sinjale se do të ketë një ndeshje me tension. Për këtë arsye kemi kërkuar ndihmën e forcave speciale jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për takimin e Kategorisë së Parë mes Besëlidhjes dhe Tërbunit. Duam që njerëzit të ndihen të sigurt në stadium dhe të evitohet çdo incident”, deklaroi shefi i garave, i kontaktuar nga “Panorama Sport”.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që prania e një numri shumë të madh policësh ta irritojë akoma më shumë turmën, duke qenë se një pjesë e mirë e uniformave blu nuk ia kanë idenë se si duhet të sillen në një stadium gjatë një ndeshjeje futbolli.

Tifozët e Kukësit dhe ata të Laçit kanë pasur një raport normal deri para një viti e gjysmë, por më pas gjithçka u komplikua kur pranverën e vitit 2013 u godit mbrojtësi Sadush Danaj me sende të forta në kokë. Pas kësaj, ka pasur vazhdimisht replika, të cilat nuk munguan as gjatë këtij sezoni.

Presidenti Safet Gjici ishte shumë kritik në ndeshjen e parë të këtij sezoni, kur Pejiçit iu mohua një penallti në barazimin 0-0. Nga ana tjetër, edhe Armando Cungu, i cili ka hyrë në historinë e Kukësit si një trajner shumë i suksesshëm, nuk i kurseu kritikat për mënyrën se si u menaxhua situata sipas tij ku fitoi Kukësi me rezultatin 1-0

3 komente në “Laçi-Kukësi, FSHF kërkon forca speciale”

  1. True Detective says:

    Laçi, Bruçi dhe Uraka seç na jan’ bashkue, koprativ dun’ me formue!

  2. Murlani says:

    Ku e çoj futbollin shqiptar fshf , superndeshja Kuksi -Laçi , me lojtar pleq te blere , te shkoje kupat ne Kukes , futboll i shitun pa asnje vlere sportive as rritje per futbollin tone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje