Kartolina e Guardiolës dhe historia e vogëlushit shqiptar që ka emrin e Mesit

6 Shkurt 2015, 09:05Sport TEMA

Lionel Ymaj është një vogëlush shqiptar që jeton në Vitoria-Gasteiz në Spanjë.

Leo është vetëm 3 vjeç e gjysëm.

Ai sapo ka kaluar disa muaj shumë të vështirë që kanë shqetësuar jo vetëm prindërit dhe familjarët por edhe miqtë e shumtë të familjes Ymaj në Vitoria – raporton DITA

I diagnostikuar me një sëmundje të rrallë që paralizonte funksionin e veshkave Leo ka shpëtuar falë përkushtimit dhe kujdesit të mjekëve.

Babai i tij, Shefqet Ymaj është një histori suksesi e brezit shqiptar të emigrantëve të pas 90-s.

Ai drejton një nga degët e rëndësishme të Mercedes-Benzit, fabrikën e tyre në kryeqytetin bask.

Në qytet Ymaj njihet edhe si një nga miqtë e afërt të yjeve të klubit të futbollit Barcelona.

Emri Lionel, djalit i është vënë në nder të Lionel Mesit.

Vetë Mesi dërgoi për adashin e tij të vogël shqiptar një orë dore kur u pagëzua.

Këto ditë një kartolinë me një mbishkrim ka mbërritur ndërkohë nga Guardiola për shërimin e Leos së vogël.

“Donte të shkruante mbi foto që Leo të rikuperohet shpejt, por nuk desha këtë. Atëherë shkruajti Shumë fat Leo në gjuhën katalane – tregon në linjë telefonike për DITA, babai i vogëlushit.

2 komente në “Kartolina e Guardiolës dhe historia e vogëlushit shqiptar që ka emrin e Mesit”

  1. Aleksander says:

    Shume fat Leo edhe prej meje ,urime vogelush e sherim te plote !

  2. mucua i tanes. says:

    nuk eshte lajm ky sepse messi dhe kristiano apo izaura e nja 30 viteve me pare mund ta kene emrin me mijra njerez .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje